Raporti i Komisionit të Venecias është bërë publik në datën 27 shtator, por në raport shënohet se do të dërgohej në 29 shtator. Për zëdhënësin e Presidentit është e paqartë nëse kjo është ngatërresë nga nxitimi apo do të ketë një tjetër raport.

Raporti i Komisionit të Venecias mbi komisionin hetimor ndaj presidentit nuk ka kaluar pa detaje të çuditshme. Madje është zëdhënësi i Kreut të Shtetit që ka tërhequr vëmendjen për atë që ai e quan ngatërresë, për shkak se raporti u zyrtarizua në datën 27, por në fakt në kopertinë shënohet se do të publikohej në 29 shtator.

Blushi: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:Zero shkelje të Kushtetutës!

Më herët zëdhënësi i Kreut të Shtetit ka theksuar se të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet e dinë se Presidenti ka mbrojtur Kushtetutën, rendin dhe pluralizmin politik dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun. Blushi ndër të tjera fton të dëgjohet Bundestagu.

Reagimi i Tedi Blushit:

Zero shkelje të kushtetutës!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTURKushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

/Ora News.tv/