Raporti i Antidrogës italiane: Shqipëria kanali kryesor për transportin e drogës

Raporti i Antidrogës italiane: Shqipëria kanali kryesor për

Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës italiane ka publikuar raportin vjetor mbi të dhënat e trafikut të lëndëve narkotike në Itali.

Viti 2018 konsiderohet viti me sekuestrimin rekord të drogës që prej 1985.

Shqipëria mbetet kanali kryesor i transportit të marijuanës përmes detit Adriatik drejt Italisë e shtetasit shqiptarë të arrestuar e të denoncuar për trafik lëndësh narkotike  përbëjnë përqindjen më të lartë të numrit të përgjithshëm të trafikantëve të drogës.

Pjesa më e madhe e sasisë së marijuanës së sekuestruar në Itali  më 2018 është transportuar nga Shqipëria përmes rrugëve të ndryshme e kryesisht detare.

Antidroga italiane ka sekuestruar gjithsej 14.258,98 kg marijuanë më 2018.

"Shqipëria thuhet në këtë raporti është kanali kryesor furnizues për Italinë e vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti.. Sasia e së sekuestruar nga Shqipëria është rreth  6.313,6 kg."

Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali veprojnë kryesisht në rajonin e Puglias e në Campagna.

Në raport evidentohet se si Shqipëria mbetet së bashku me Hollandën dhe vendi kryesor në Europë i origjinës së trafikut ndërkombëtar të marijuanës. Gjithashtu Shqipëria konfirmohet për 2018 si vendi me shtrirjen më të gjerë të plantacioneve të mbjella me hashash në Europë e pas saj vjen Republika Ceke.

Raporti i antidrogës italiane thekson raportet e ekspertëve të antidrogës italiane në Ankara të cilat informojnë se nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK e cila është një derivat kanabis i përpunuar e mjaft i fuqishëm.

Gjithashtu reparti i antidrogës italiane në Shkup thekson se rruga ballkanike e përdorur kryesisht për trafikun e marijuanës dhe heroinës, po vendoset në qendër dhe të trafikut ndërkombëtar të kokainës, siç dëshmon dhe sekuestrimi i rreth 786 kg kokainë në territoret e Shqipërisë, Malit të Zi, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Greqi.

Sipas antidrogës italiane organizatat kriminale shqiptare kanë regjistruar gjatë viteve të fundit një përfshirje të gjerë në magazinimin e kokainës në portet holandeze e belge e cila përdoret më pas për llogari të grupeve të trafikantëve të drogës në Europë. Grupet kriminale shqiptare trafikojnë kokainë nga Spanja e Holanda duke e shpërndarë më pas në të gjithë territorin italian.

Grupet kriminale shqiptare, thuhet në raportin italian,  janë të përfshira dhe në trafikun e heroinës e cila në Itali kontrollohet nga mafia napoletane Camorra në bashkëpunim kryesisht me trafikantë shqiptarë.

Sa shqiptarë janë arrestuar për drogë në Itali gjatë vitit 2018?

Raporti i antidrogës italiane informon se në territorin italiane gjatë vitit 2018 janë arrestuar e vënë nën akuzë për trafik lëndësh narkotike 1917 shtetas shqiptarë, -2 % më pak më pak në krahasim me vitin 2017 kur numri i tyre ishte 1967.

Në vitin 2018 autoritetet gjyqësore italiane kanë denoncuar e arrestuar në territorin italian me akuzën e trafikut të kokainës 1282 shqiptarë, 10.8 % më shumë se sa numri i të arrestuarve shqiptarë më vitin 2017.

Me akuzën e trafikut të heroinës janë arrestuar 150 shqiptarë e -10% në krahasim me 2018 kur numri i tyre ishte 167.

Me akuzën e trafikut të kanabisit, janë arrestuar në Itali 418 shtetas shqiptarë -21% me vitin 2017 kur numri i tyre ishte 533.

 Në kufijtë doganorë italianë në vitin 2018 , me akuzën e trafikut të kokainës janë arrestuar 9 shtetas shqiptarë.

Ndërsa për trafik marijuane në kufijtë doganorë italianë janë arrestuar 22 shqiptarë. e për trafik heroinë 4 shqiptarë.

Shqiptarët kanë shënuar dhe një numër të lartë trafikantësh të gjinisë femërore e minorenësh të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

EMISIONET