Raporti amerikan: Kina i fshehu botës ashpërsinë e Covid-19, uli eksportin e e furnizimeve mjekësore

Raporti amerikan: Kina i fshehu botës ashpërsinë e Covid-19, uli

Qeveria kineze ka fshehur qëllimisht ashpërsinë e COVID-19 nga bota, ndërkohë që po grumbullonte importet dhe po ulte eksportet e furnizimeve mjekësore, zbuloi një raport i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të publikuar në CNN.

"Kina ka të ngjarë të ketë shkurtuar eksportet e furnizimeve mjekësore para njoftimit të janarit të WHO (Organizata Botërore e Shëndetit) se COVID-19 është një rrezik për të gjithë", thuhet në raport, sipas burimit.

“Raporti, i cili vlerësoi të dhënat e eksportit dhe importit në fillim të këtij viti, u qarkullua brenda qeverisë federale të Premten”, tha burimi.

Departamenti i sigurisë thotë gjithashtu se Kina ka fshehur qëllimisht veprimtarinë e saj tregtare, pavarësisht se e ka mohuar publikisht. Kina është shprehur se nuk ka vendosur asnjëherë të ndalojë eksportin e maskave dhe pajisjeve të tjera mjekësore.

“Kina ka qasje në një grup të gjerë të lëndëve të para që janë të domosdoshme prodhimin e produkteve që janë të domosdoshme në pandeminë e Covid-19. Ajo ka një aftësi të fuqishme prodhuese dhe fuqi punëtore që mund të shpejtojnë prodhimin”, tha burimi për CNN, duke përfshirë veshje kirurgjikale, maska, dhe syze.

EMISIONET