Haradinaj në sy të komisionerit Hahn: Kosova i ka kufijtë, t'i respektojmë

Nga Durrësi, aty ku zhivllohet takimi i kryeministrave të rajonit, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufijve.

Në fjalën e tij, Haradinaj në prani edhe të komisionerit Johanes Hahn tha se Kosova i ka kufijtë e saj dhe duhen respektuar.

Haradinaj: Po flitet shumë për kufijtë, por Kosova i ka kufijtë e vet. I ka me Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, i ka me Maqedoninë, i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativitet i ri në dizenjim të tyre, por duhet të respektojmë kufijtë që kemi.

Por kush është mendimi i Hahn?

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se u shpreh: "Mendoj që nuk është e përshtatshme në këtë fazë të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Presupozoj se takimki javën e ardhshme në Bruksel nuk do të jetë takimi i fundit.

Do të jetë një tjetër takim në vijim dhe sigurisht do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje për rrjedhojë ju lutem kuptoni se nuk jam i gatshëm të bëj asnjë koment, veç atij që sigurisht siç është parashtruar në strategjinë e Ballkanit Perëndimor ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhura mosmarrëveshjet dypalëshe."

Hahn nënvizoi se cila do të jetë marrëveshja e arritur ajo nuk duhet të ndikojë në stabilitetin e rajonit. 

Johannes Hahn:  E dyta: Ajo çfarë ka vlerë për ne është stabiliteti në të gjithë rajonin. Duhet të mbajmë parasysh se çdo lloj marrëveshjeje dy palëshe nuk duhet të ndikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Duhet të jetë e kundërta të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon. Cilido të jetë objektivi përfundimtar ky duhet të jetë objektivi kyç. Sa më shumë stabilitet në të gjithë rajonin duke zgjidhur mirëfillimi konfliktet dy palëshe.


Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë deklaroi se “askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse kjo marrëveshje do të thotë korrigjim kufiri”.

“Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat, as të fundit që bëjnë korrigjim kufiri”, tha presidenti Thaçi.


EMISIONET