Ramsey gjithnjë e më larg Arsenalit, gjigandët anglez shfaqin interes

Ramsey gjithnjë e më larg Arsenalit, gjigandët anglez shfaqin

Aaron Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e klubeve të mëdha angleze. Mesfushori i Arsenalit është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez, megjithatë, ai dhe drejtuesit e Arsenalin nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Largimi i tij si lojtar i lirë ose për një shifër të ulët në janar ka bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e tij. Sipas "Express.co.uk", Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e Unitedit dhe Chelseat.

Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë për skuadrat angleze, pasi ka konkurrencë të mëdha nga gjigantët evropianë. Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadrat italiane si Juventusi dhe Milani, ndërsa pëlqehet edhe nga Bayern Munich dhe Valencia.




EMISIONET