Ramos për transferimin e Ronaldos tek Juventus: Do kujtohesh si legjendë

Pak orë më parë skuadra e Juventusit dhe Realit të Madridit zyrtarizuan marrëveshjen e tyre për transferimin e Ronaldos në Torino.

Kapiteni i madrilenëve, Sergio Ramos ka reaguar për transferimin e ish-shokut të tij të skuadrës.

Spanjolli ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” ku flet me superlativa për “yllin” portugez.

Ramos thotë se Ronaldo do të kujtohet si një legjendë e gjallë e Realit të Madridit.

“Cristiano, golat e tu, numrat e tu dhe gjithçka ne kemi fituar bashkë flasin vetvetiu. Ju keni një vend special në histori të Real Madridit. Si ‘Madrilen’ ne do të kujtojmë gjithmonë. Ishte kënaqësi të luajmë se bashku, bishë. Një përqafim të madh dhe fat.”, ka shkruar ai në Instagram.

EMISIONET