Ramadan Ndreu prezantohet te Kukësi, Gjici: Po krijojmë staf me standarte europiane

Ramadan Ndreu është prezantuar zyrtarisht te Kukësi. Ish-trajneri dhe ish-drejtorin teknik të disa skuadrave në futbollin shqiptar, që do të mbajë rolin e drejtorit të menaxhimit te verilindorët, duke sjellë eksperiencën e tij në ekip.

Ndreu u prezantua personalisht nga Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, që në fjalën e tij u shpreh:

“Objektivi ynë madhor është titulli kampion, të punojmë fort për këtë, ndaj po marrim edhe staf që të jemi një klub me standarte europiane.”

Pas katër javësh kampionat, Kukësi ka grumbulluar 7 pikë, duke qëndruar pas shpatullave të Skënderbeut, me kampionët që kanë 10 pikë.



EMISIONET