Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit, ku po mbahet seanca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u shpreh se mungesa e besimit të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje ishte edhe shkak i ndërhyrjes së dhunshme të Metës në proces me anë të dekretit të tij.

Rama gjithashtu zbuloi se dekreti i Metës dekurajoi edhe mpiu për një kohë të gjatë edhe vetë sturkturat socialiste elektorale në territor.

Rama: E pangushëllueshme është gjendja e përçartjes së tyre edhe kur thonë se raporti paraprak i misionit të ODIHR-it paska konfirmuar opinionet e opozitës bojkotuese dhe të presidentit protestues për këto zgjedhje. Në fakt raporti paraprak ka pasqyruar me korrektesë një proces zgjedhor krejt anormal, ku duhet theksuar anormaliteti is jelljes dhe shkelja e rëndë e kushtetutës nga ana e Presidentit ka mbaruar në dreqosjen, i cili ishte për të ardhur keq edhe pa salton  e Ilir Metës.

Mungesa e gjerë e besimit të publikut në procesin elektoral, e nënvizuar edhe në raportin paraprak është një fakt i pakontesueshëm, por është krejt e qartë se ka ardhur si pasojë e agresionit politik, dhe kërcënimit të vazhdueshëm të dhunës mbi krejt procesin, si dhe padyshim për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Metës në proces me anë të dekretit të tij skandaloz. Si mund të mos cënohej gjerësisht besimi tek zgjedhjet nën shantazhin e përmuajshëm dhe të përditshëm, të përnatshëm për mosmbajtjen e tyre.

Ai shantazh dekurajoi edhe mpiu për një kohë të gjatë edhe vetë sturkturat tona elektorale në territor, lere më simpatizantin politik apo qytetarin e pavendosur. Si mund të ruhej besimi tek kry proces pas rrëmuajve logjike dhe fizike që provokoi Ilir Meta me zhdukjen e befasishme të datës së zgjedhjeve apo me rishfaqjen e saj si një provim antikushtetues vjeshte.


/Ora News.tv/