Rama: Uroj të mos detyrohemi të përdorim forcën për ata që mblidhen në Elbasan për Ditën e Verës

Rama: Uroj të mos detyrohemi të përdorim forcën për ata

Kryeministri Rama vazhdoi me shpjegimet në lidhje me situatën që ka krijuar koronavirusi në vend.

Ai tha se nuk është e këshillueshme që të ketë grumbullime të Kodrat e Liqenit të Tiranës, si dhe nuk është e këshillueshme që të ecet në këmbë në grupe.

Ai ka hedhur edhe një paralajmërim duke lënë të kuptohet se mund të përdoret forca për njerëzit që do të mblidhen ditën e verës.

Rama: Ecja në këmbë nuk do të pezullohet, nuk është e këshillueshme në grup. Nuk është e këshillueshme që të grumbullohen te Kodrat e Liqenit, për piknik. Mund të ecin jo në grupe, jo familjarisht. Uroj që të mos detyrohemi të përdorim forcën që të mblidhen të gjithë në bulevardin e Elbasanit për Ditën e Verës. Është e dëmshme të shkatërrojmë për një xhiro atë që është ndërtuar me shumë mund. 

Rama për lëvizjen e automjeteve

“Autobusëve të punëtorëve, aty ku bëhet fjalë për kompani prodhuese. Duhen marrë masa për dezinfektim. Makinat që transportojnë ushqimore do të lëvizin lirisht, mjafton që drejtuesi i automjetit të ketë pranë kroskotit këtë letër ku është lista e dërguar nga administratori i kompanisë, emrin, mbiemërin dhe targën e mjetit të shkruar me dorë nga ai vetë.”

Mbas të dielës çfarë të ndodhë?

“Mbas të dielës çfarë të ndodhë? Në Britani nuk do t’i mbyllin shkollat, por ne do të ndjekim masat e përshkallëzimit strikt për të ndaluar shpërndarjes së virusit. Nuk është ideja për të bërë sa më shumë teste. Koronën e marrim pasivisht si një virus gripi, por siç tregon eksperienca e Kinës, tregon se 80% e jona do ta kalojë pa e kuptuar që e kishte, pa asnjë simptomë. Është një grip jo i zakonshëm që prek si një virus i zakonshëm. 20% i atyre që do të ndihen jo mirë, me ta do të kemi fokusin. Nuk jemi këtu në kushtet kur kërkohet që të bëjmë sa më shumë teste. Do tu bëjmë teste personave që shfaqin shqetësime.”

Çfarë do të ndodhë nëse rritet numri i të prekurve? 

"Nëse numrat do të rriten do të jemi në një moment shumë të vështirë, por askush nuk i di të gjitha. Kjo nuk është një shaka, as një temë ku secili mund të japë mendimin e vet, duke parë televizor. Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë, e kanë gabim, shikoni se si po veprojnë vendet e tjera. SHBA vetëm dje i mbylli kufijtë."

EMISIONET