Rama thirrje Vuçiçit: Ngrijeni atë tra, prej 24 orësh kamionët nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë

Rama thirrje Vuçiçit: Ngrijeni atë tra, prej 24 orësh

Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i shkruan presidentit serb, Vuçiç ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.

Rama shkruan se linja e gjelbërt s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku, jo duke ndihmuar armikun e pa kufi.

Rama i kërkon Vuçiçit që të ngrejë traun duke dhënë një shebull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga koronavirusit. 

Rama: @avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të #Solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën.





EMISIONET