Kryeministri, Edi Rama e ka quajtur shumë të turpshme sulmin e Presidentit tw Republikës ndaj përfaqësuesve të vendeve partnere në Shqipëri. Gjatë prezantimit të Paketës Anti -KÇK.  Kryeministri nënvizoi se është edhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës.

"Përfaqësuesit e strukturuar të trupës diplomatike siç e quan për turpin e të gjithëve ne jo thjeshtë të tijin, ai sot vazhdon dhe qëndron në zyrën e Presidentit të Republikës. Ajo që ai bën ndaj përfaqësuesve të vendeve partnere në Shqipëri është jo vetëm e turpshme për të gjithë ne, është jo vetëm kundërshtim me Konventën e Vjenës që mbron integritetin fizik dhe dinjitetin e çdo diplomati përgjegjësi e shtetit ku është, por është e turpshme për të gjithë paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni i shqiptarëve që thotë që shpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Turp! Turp! Turp!"

/Ora News.tv/