“Rama sjellje fataliste”, Tabaku: Çdo burim në buxhetin e shteti të jetë në dispozicion të qytetarëve

“Rama sjellje fataliste”, Tabaku: Çdo burim në buxhetin

Për ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku të gjitha burimet e buxhetit të shtetit duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë.

Në një lidhje me skype për Ora News, Tabaku tha se sjellja e kryeministrit Rama në këto ditë është fataliste, ndërsa nuk jep një zgjidhje për bizneset dhe qytetarët.

Jorida Tabaku: Sot qytetarët nuk e dinë akoma, që ai fond prej 65 mln eurosh që është totalisht i pamjaftueshëm si dhe ku do të shpërndahet, si do të jenë procedurat, përsa muaj do të jetë. Ne e dëgjojmë kryeministrin me një sjellje fataliste, gjatë gjithë kohës e dëgjojmë që vetëm ankohet. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për zgjidhje. Nuk presim ne që çështjen e virusit dhe të vaksinës ta zgjidhë Shqipëria. Ne presim që çdo burim i disponueshëm në buxhetin e shtetit, që nga koncesionet dhe deri tek shpenzimet e luksit të jenë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk po ndodh sot.

 Tabaku tha se paketa që PD propozoi me mbështetje fiskale dhe buxhetore është zgjidhja e drejtpërdrejtë dhe mënyra më e mirë si mund të ndihmohet ekonomia.

Jorida Tabaku: Kriza e sotme do të ketë pasoja afatmesme dhe afatgjate jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën. Është e pafalshme dhe e patolerueshme që buxheti i shtetit të mos jetë në gjendje emergjence dhe të gjitha burimet të orientohen drejt zgjidhjes së kësaj krize. Paketa që PD propozoi me mbështetje fiskale dhe buxhetore besoj se është zgjidhja e drejtpërdrejtë dhe mënyra më e mirë si mund të ndihmohet ekonomia. Pastaj akrobacira, teorira, fonde të supozuara që nuk janë në mbështetje të familjeve shqiptare, por janë në teori atje në buxhetin e shtetit nuk janë të nevojshme. Sot është dita për të marrë vendime të guximshme, duhet të ishin marrë pak javë më parë. Bizneset e kanë të nevojshme ta dinë që shteti është në anën e tyre dhe nesër do të kenë një mbështetje për të vazhduar aktivitetin e tyre.  

EMISIONET