Rama sfidon opozitën: Zgjedhje të parakohshme po fituat një Bashki më shumë

Rama sfidon opozitën: Zgjedhje të parakohshme po fituat një

Kryeministri Edi Rama sfidon opozitën. Maxhoranca është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë nëse opozita shkon në zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe fiton një bashki më shumë.

Edi Rama: "Nëse ju fitoni në zgjedhjet e 23 qershorit fitoni një bashki më shumë se ne, jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë"

Nga sheshi "Nënë Tereza" kreu i qeverisë u shpreh i bindur se nuk do të lëshojë mandatin dhe ftoi LSI-në të sjellë propozimet për ndalimin e shitblerjes së votës. Madje këto propozime do votohen në Kuvend me deputetët e opozitës së re.

Edi Rama:  "Ne nuk kemi as mandat t'ju japim juve pushtet në tavolinë dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj por një ftesë unë e kam ende për ju. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe që keni mbajtur peng nuk e di sesa muaj Shqipërinë dhe të gjitha marrëdhëniet e ndërkombëtarëve me Shqipërinë për votimin elektronik. 

Hajdeni, ulemi dhe ta miratojmë së bashku atë reformë, të biem dakord të eksperimentojmë po të doni në disa zona që në qershor, edhe votimin edhe numërimin elektronik. Dhe meqë e keni me shumë qejf ju temën e shitblerjes së votës jemi gati të miratojmë në Kuvend çdo masë të re ndëshkimore në Kodin Penal që mund të propozojë viktima e mirënjohur e shitblerjes së votave në Shqipëri,  doktoresha e shkencave horoskopike, zonja Monika Kryemadhi. Pastaj ne e kalojmë vet në Kuvend me deputetët e rinj të partive tuaja, ata i kemi zgjedhur ju dhe jo ne dhe duke ju rënë atyre ditë natë, neve nuk na vjen keq për ata por ju thjesht tregoni fytyrën e vërtetë.

Monika Kryemadhin e quajti "doktoresha e shkencave horoskopike" ndërsa për Bashën tha se është "lider pa hallate që djeg mandatet për tu fshehur mes turmës." 

Edi Rama: "Unë kam një dyshim por nuk e provoj dot sikur ne të mos futemi në zgjedhje më 30 qershor dhe Luli të futet vetëm prapë nuk i fiton zgjedhjet sepse seriozisht mund ti vjedhë por nuk i fiton dot. Jo më ta votojnë.  Një njeri e ka humbjen të shkruar në ballë, një lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për tu fshehur mes turmës. Jam njëri si ju, tani ju përpara ikni dhe digjeni parlamentin për mua. Çfarë lideri është ky? Me mëngët e këmishës përveshur, një burrë që mendon vetëm për veten dhe që vetëm gënjen çdo njeri që i del përpara dhe zhgënjen çdo njeri që e ha."

Sot Partia Socialiste rikonfirmoi Erion Veliajn si kandidat për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës

 


EMISIONET