Rama: Serbia nuk ishte viktima por agresori. Kjo është e vërteta, edhe nëse s'u pëlqen miqve të mëdhenj

Në një fjalim të gjatë para foltores së Kuvendit, kryeministri Edi Rama shprehu revoltën e tij ndaj tij ndaj aktakuzave të ngritura nga Haga  ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Duke kujtuar të gjithë barbarinë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, Rama  qartësoi se Serbia nuk ishte viktimë por agresori.

"Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe të gjithë të tjerët u rebeluan ndaj agresorit në emër të viktimave. Ky është fakt" tha ai.

Për 21 vjet me radhë, tha shefi i qeverisë, në Kosovë vazhdon odiseja e drejtësisë ndërkombëtare ndërsa në Serbi, veçanërisht për krimet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës zero, një zero me xhufkë turpëruese.

Rama: Vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra të pambrojtura dhe nxori me dhunë ushtarake dhe paraushtarake 1 milion shqiptarë nga Kosova brendapak javësh, nuk po u hyj llogarive të dëmeve psikologjike dhe materiale mbi një popull të tërë. Dhe tani që flasim  dhe shohim një njoftim aty që flet për rreth 100. Ç'është kjo rreth 100 viktima? Si mund të jetë një njoftim ku bëhet fjalë për të paralajmëruar një aktakuzë për dy udhëheqës të një lufte botërisht të njohur si çlirimtare dhe pjesë të një lufte të botës së civilizuar me barbarinë e Beogradit dhe flitet me rreth, rreth 100. 

Pse jo rreth 1000 apo rreth 50? Pra në të njëjtën kohë që shkruhet kjo në nëntokën e Serbisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe në këmbim të kërkesës për drejtësi të marrin nga mbitoka e botës demokratike vetëm heshtjen e injorimit mijëra trupa të pajetë shqiptarësh për të cilët unë nuk e di dhe këtu kërkoj ndjesë se mbase është mungesë dijenie nga ana ime të ketë pasur apo të ketë në proces ndonjë njoftim për ndonjë aktakuzë sepse nuk kanë në fakt jo njoftim por asnjë lloj tendence në horizont për ndonjë Gjykatë Speciale.

Në këtë moment dorën në zemër është e pashmangshme të mos kujtohen me zë të lartë historitë e mizorive të kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe pashmangshmërisht bashkë me to historia e drejtësisë së munguar historike në Serbi. Nuk kalohet kjo me deklarata si ato qëndrimet me autobus me dy sedilje. Nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë, fare.Këtu është fjala për të thënë të vërtetën. Të gjitha këto foltore, këto karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë, ka vlerë sa përdoret për të thënë të vërtetën e cila në një moment të caktuar mund të mos u vijë për shtat edhe shumë miqve të mirë dhe të mëdhenj, më vjen keq për ta në këtë rast. Është e vërtetë që një numër i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbomëdhenj në luftrat e Jugosllavisë është dënuar në tribunalin e Hagës por po të shohësh në pasqyrë gjykata vendore të Kosovës dhe ato të Serbisë, çfarë lexon në 21 vjet?

Lexon faktin e trishtueshëm që duket sikur në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit. Nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi veçanërisht për krimet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës zero, një zero me një xhufkë turpëruese si një nishan në fytyrën e të gjithë atyre që me shumë të drejtë kërkojnë drejtësi deri në fund për çfarëdo qoftë ka cënuar parimet e të drejtës në anën e luftërave të lirisë por nuk i kam parë jo të revoltohen por as të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Sllobodan Millosheviçin por jo vetëm atë natyrisht.

Madje një proces gradual reabilitimi dhe një proces gradual, por gjithmonë e më i gjithëpranuar botërisht viktimizimi vazhdon me sukses për fatin e keq dhe përgjegjësinë në radhë të parë të anës sonë.Sot nuk është dita për të ndarë të cilëve prej nesh dhe të cilit prej nesh. Vetëm ti numërosh gjykatat vendore në Kosovën e pasçlirimit dhe rastet e hetuara, të rihetuara, të stërhetuara në territorin e Kosovës me mbështetjen e pandërprerë të autoriteteve shqiptare të Kosovës lodhesh, më besoni lodhesh. Po në Serbi? Zero.

Vetëm ti numërosh deklaratat dhe proklamatat ndërkombëtare të pasluftës çlirimtare për nevojën e krimit të krijimit të gjykatës së re të radhes dhe të shqyrtimit të drejtë dhe të pavarur të çështjes së radhës së re të komandantit të radhës të gjykuar më parë që ka qenë në radhët e UÇK-së lodhesh, sfilitesh.

Por lodhu sa të duash dhe zor se do të gjesh shumë për të mos thënë zero, po shumë të tilla deklarata dhe proklamata në adresë të Serbisë së pas bombardimit ndëshkimor. Është një epokë me dy kahje. Në Kosovë është pasçlirimi, në Serbi është pasbombardimi. Serbinë nuk e bombardoi Hashim Thaçi me Kadri Veselin, e bombardoi bota demokratike. Serbia nuk ishte viktimë, ishte agresori. Dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe të gjithë të tjerët u rebeluan ndaj agresorit në emër të viktimave. Ky është fakt.


EMISIONET