Ora 09: 50 Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit po me nje twitter: 

Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani"


Nuk kaluan disa minuta dhe erdhi dhe reagimi po përmes rrjeteve sociale i kryeministrit Rama.  Përveç ironisë kreu i qeverisë la të kuptohet se mes tyre ka pasur, një komunikim ose takim, ku nga sa kuptohet nga postimi në twitter, ky i fundit i ka komunikuar prova të reja si përgjigje ndaj argumenteve që Meta i dërgoi dje bashkangjitur dhe me refuzimin e dekretit.   

"Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani" shkruan Rama ne Twitter




Kjo tregon edhe një herë tensionin e rritur dhe ashpërsimin e toneve mes dy institucioneve më të larta të shtetit, Presidencës dhe kryeministrisë.

Përmes një postimi në facebook presidenti Meta e quajti gabim fatal kërcënimin që i është bërë nga personi i cili ka kërcënuar siç thotë kreu i shtetit edhe komisar Zaganin, mediat, pronarët e mediave, profesorë e nënkomisarë.

"Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!" shkruante Meta në statusin e tij në facebook dhe pak minuta më pas erdhi dhe reagimi në Twitter i Ramës që thoshte  ky reagim kishte ardhur pasi eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani

/Ora News.tv/