Rama nxjerr foton e mjekut me kostum special: Këto gjëra nuk ndodhin në asnjë vend të botës

Rama nxjerr foton e mjekut me kostum special: Këto gjëra nuk ndodhin

Në një dalje për mediat, Kryeministri Rama reagoi ashpër ne lidhje me deklaratat e Bashës pak më herët ditën e sotme.

Referuar një video të një mjeku që Basha nxorri nga selia e PD-së, Rama u shpreh se mjeku në fjalë ka nxjerrë foto me kostumin special, duke nxjerrë edhe një foto nga profili i mjekut në rrjetet sociale.

Rama: Nga ana tjetër është e domosdoshme kur propaganda negative kërcënon shëndetin, nuk ke se si të mos reagosh edhe pse ndihesh në pozitë të vështirë.  Sapo dëgjova për dëshminë mjekut në fjalë dhe u interesova se ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotoja e mjekut në fjalë ishte një foto e tij në faqen e tij, ku fliste për shpëtimin e pacientëve me veshjen speciale. Nuk ka mungesë veshjesh speciale për mjekët. Mjeku në jetën e tij private mund të thotë “Rama ik”, por nëse mjeku bënë detyrën e vet, nuk është problem. Si mundet që një parti politike mund të angazhohet në një dezinformim publik. Këto gjëra nuk ndodhin në asnjë vend të botës.

Po ashtu, në lidhje me masat Rama tha se janë marrë masa qysh para ardhjes së koronavirusit. ai bëri thirrje duke thënë që personat që kanë temperaturë të mos idrejtohen spitalit, por të marrin në telefon nr. 127.

Rama: Është shumë e rëndësishme që të theksohet se ne nuk kemi pritur që të na e kërkojnë dikush tjetër, që ne të bëjmë një plan dhe që të jemi gati. E kemi bërë planin më parë se sa kjo fazë në luftën me koronën të nisje. Jemi të gatshëm për të përballur edhe skanerin më negativ që është projektuar edhe nga OBSH. Ky është fakti.  Kush ka temperaturë nuk duhet të niset asgjëkund, duhet të marrë numrin 127. Nuk ka gjë më të gabuar se sa të thuash se të pajisësh qendrat shëndetësore me struktura shëndetësorë. Nëse kanë shenja të temperaturës, duhet të telefonojnë 127-tën dhe të dëgjojnë këshillat dhe të vazhdojnë me procedurat.  

EMISIONET