Rama nuk ka ç’thotë sepse i ka mbështetur tërë nismat e ndyra

Rama nuk ka ç’thotë sepse i ka mbështetur tërë

A ka arsye të kuptojë fjalët e kryeministri Rama:

“Ky tribunal special për krimet e Luftës, në mënyrë paradoksale saç është i padrejtë aq është i pashmangshëm.

E kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj as sot që Hashim Thaçi e Kadri Veseli e të gjithë ata që e kanë votuar në 2015 këtë gjykatë kaq speciale sa nuk ka shoqe në planet, kanë bërë gjënë e duhur.”

Rama nuk ka ç’thotë sepse i ka mbështetur tërë nismat e ndyra, ashtu si dhe me demarkacionin, ashtu si dhe çdo dialog të ngutur me Beogradin.

Shqiptarët do të duhet të dialogonin mes tyre, dhe Evropa të dialogonte me Serbinë e t’i mësonte të drejtat e njeriut. 

Në vend të kësaj, falë këtyre udhëheqësve ne hymë në dialogje ku nuk duhej të hynim: në dialogje teknikë pa parime, që në fund na ranë në kokë si dialogje politikë. 

Çdo ndërkombëtar, sado pak të ishte kundër nesh, na bindte të shpiknim privatizim dhe korrupsion, dhe në fund edhe gjykata sui generis

Dhe një popull i tërë sakrifikohej që të mbante në pushtet një njeri të vetëm. Ky është paradoksi. Ky është paradoksi i vetëm, dhe jo ai që përmend Rama. Edhe tani kërkon të na mashtrojë.

Këtu është çështje racionale sovraniteti e jo çështje paradoksale metafizike apo metalogjike. Sovraniteti nuk ushqehet nga paradokset, por nga vullneti politik dhe përfaqësues. Por Rama nuk i njeh këto virtyte të politikës.

Gjithçka ishte e qartë që atëherë për ne si Lëvizje Vetëvendosje. Lufta e Kosovës nuk duhej nxjerrë në treg, dëshmorët tanë nuk duhet të përdhoseshin, luftëtarët tanë nuk duhet të njolloseshin. 

Ata që i shtynë deputetët ta votonin, nuk e menduan gjatë. Deputetët që votuan në naivitet të plotë e në bindje pa kufi, këta janë paradoksi.

Nuk kishte asgjë paradoksale dhe të pashmangshme përveç insistimit të Hashës, Kadriut dhe Iës për me e kalu Gjykatën Speciale në parlament dhe për me vrapu në dialog me Vuçiç e Daçiç.  

Natyrisht që Rama, me interpretimin e tij prej karagjozi, po e krahason Gjermaninë dhe Evropën me Enver Hoxhën. 

Por Rama harron që atëherë kërkesat tona për një dialog me parime i ngriti po aq mirë sa Lëvizja Vetëvendosje edhe Berlini zyrtar. I vetmi që nuk i dëgjoi e nuk i përfilli ishte Hashim Thaçi.

Përsa i takon Lëvizjes Vetëvendosje, ishim kundër ratifikimit të Gjykatës Speciale vendosmërisht. E kishim patur një Eulex, nuk kishim nevojë për të dytë. 

Nuk kishte asgjë paradoksale e të pashmangshme. Por vetëm me këta lloj udhëheqësish shqiptari është mësuar të mendojë se çdo gjë e keqe që i propozohet është e pashmangshme. 

E kur mblidhen gjërat e këqija e “të pashmangshme”, nuk bien më në kokën e Republikës e në kurrizin e popullit, por marrin me vete edhe udhëheqësit.

EMISIONET