Rama në takimin e fundvitit: Meta nuk do të na hapë pengesa për ministrat e rinj

Rama në takimin e fundvitit: Meta nuk do të na hapë pengesa

Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit mbrojti emrat e rinj jo politik të zgjedhur për të drejtuar dikasteret më të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Kreu i qeverisë i ka dhënë kohë Ilir Metes deri në ditën kur emrat e ministrave  të rinj do të shkojnë në Presidencë për të marrë dekretin e tij. Në takimin e fundvitit Edi Rama nuk i ka kursyer edhe ironitë për të gjithë ata që mendojnë se në PS janë krijuar klane.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët Kryeministri Edi Rama sqaroi ndryshimet e fundit në qeveri dhe përzgjedhjen e emrave me një profil jo politik. Por mesa duket Kreu i qeverisë nuk e ka me nxitim për ti çuar emrat në Presidencë edhe pse beson se nuk do të ketë asnjë pengesë nga ana e Metës.

Rama: Ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan ishin në ditën e parë. Kur unë jam bërë ministër i Kulturës nuk isha anëtar i PS. Presidenti i Republikës do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat.

Dy anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, Genci Caka, Ministri i ri i Jashtëm dhe zv/kryeministrin Erion Braçe, Kryeministri i mbrojti me fanatizëm para mediave dhe kritikëve të tyre.

Rama: E neveris çdokënd që nënvizon "kosovarin" si arsye për të kontestuar këtë zgjidhje. Gent Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj. Erjon Braces i merrni të keqen të gjithë. Për ju Erjon Bracja jeton 2 mijë vjet.

Edhe pse u largua Ministrja e Arsimit, nuk ndryshoi ligji i arsimit të lartë, për të cilin studentët u ngritën në protestë. Protestë e cilësuar si një shuplakë dhe mësim për Edi Ramën nga vetë ai.

Rama: Çfarë kam bërë çfarë do të bëjmë nuk është si rezultat i presionit, por si rezultat i bindjes. Ato kërkesa që janë në këndvështrimin tim e tonë të drejta. 

Ngritja e KLP dhe KLGJ solli besimin tek shqiptarët dhe ndërkombëtarët, por tani një tjetër ngërç ka hasur KLP, e cila ka mbetur e pastrehë, për shkak të mungesës së zyrave.

Rama: Shumë shpejt do të zgjidhet kyproblem edhe falë faktit që u ngrit në konferencën e fundit

Ironia e Kryeministrit për klanet brenda PS nuk kishte si të mungonte në ditën e fundit të 2018.

Rama: koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës. Është e qartë tani për mua që ai është në krye të këtij komploti. Pa diskutim i mbështetur fuqimisht nga ish-ministri i Brendshëm. Ka edhe të tjerë por nuk mund tua them dot. Ne po hetojmë për këto lidhje. Dyshohet shumë edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë konspiracion. Ka të dhëna edhe për një studim shkencor të Monika Kryemadhit për të realizuar me sukses të një goditje fatale ndaj qeverisë. Më vjen shumë keq që më kapët gafil, por jam i detyruar ta pranoj. Ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë.  Erion Veliaj mund të dalë në tv sa të dojë, mund të mbjellë pemë por një ditë në një nga ato pemë do të varet si shembull, si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do të marrin goditjen e duhur. Nuk diskutohet.

EMISIONET