Rama në krye të OSBE: Në Prishtinë jam 'tradhtar', por do bëj diçka për Kosovën

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vjena se Shqipëria si kryesuese e OSBE për një vit i ka disa objektiva dhe për Kosovën.

Ai u kujdes të sqaronte se te prioritetet nuk kanë përfshirë dëshira që nuk mund të realizohen.

Rama nuk la pa ironizuar edhe Prishtinën zyrtare, ku tha se atje është shpallur tradhtar.

Pyetje: Çfarë do bëjë Shqipëria për Kosovën, pasi në dijeninë time është pak e vështirë, duke qenë në krye të OSBE-së, duke pasur Serbinë dhe Rusinë në OSBE, çfarë do të bëjë Shqipëria gjatë këtij viti për Kosovën, si kryetare e OSBE-së?

Kryeministri Edi Rama: Do t’i bëjmë të gjitha ato që kemi planifikuar dhe ju thashë nuk e marrim drejtimin e OSBE-së për të rishpikur OSBE-në, as për të rishpikur mekanizmat, qasjen tradicionale, sepse, faktikisht, vërtet jemi drejtues të organizatës për një vit, por është një drejtim që është shumëkoordinim me të tjerë dhe vendimmarrje që duhet patjetër miratuar nga të tjerët. Pra, nuk është një drejtim i një qeverie në një vend. Në këtë aspekt, sigurisht që ne kemi disa ambicie. Kemi vendosur disa prioritete. Kemi qenë të vëmendshëm që tek vendosja e prioriteteve të mos vendosim prioritete që janë dëshira, por të parealizueshme dhe mendoj që e kemi kapacitetin e duhur që të bëjmë diçka dhe për Kosovën, aq më tepër tani që unë në Prishtinën zyrtare jam “tradhtar”, në Beogradin zyrtar jam “nacionalisti më i rrezikshëm shqiptar”. Kështu që, në këtë aspekt, besoj që kam një pozicion që mund të më shërbejë si chairman in office i OSBE-së. 

EMISIONET