Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për Presidentin Ilir Meta i cili tha se ishte gati të sakrifikonte mandatin e tij si president por dhe jetën  për të mos u instaluar junta ushtarake

Edi Rama: Po ta besojmë Monikën LSI nuk përfaqëson më as Ilir Metën. Ilir Meta ndihet kaq i papërfaqësuar sa i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin Presidencial. Zoti president e di që më dëgjon rri i qetë. Jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vend i NATO-s. Nëse nuk më beso mua beso Pandin. Të garantoj se sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO. Dhe në fund të ditës fundi politik i Lulit dhe i Monikës nuk duhet të jetë problemi im, i yti dhe i yni.

Dhe kërcënimit të sistemit demokratik të tyre Zoti President ne bashkarisht si vend i NATO-s do i përgjigjemi si ushtar në mbrojtje të demokracisë. Rri i qetë! Dhe mos i shko më në mend ato çudira se na hutove."

Më 20 mars kreu i shtetit deklaroi:  "Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.  
Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.
 

Partia Socialiste mban sot kongresin e PS-se ku rikonfirmoi Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. 


/Ora News.tv/