Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Himara ftesën e Metës për një takim në Presidencë të enjten.

Rama iu drejtua presidentit duke thënë të hajë paçe me Fahri Balliun se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.

Edi Rama: "Ai i 5-ës së mëngjesit nuk është se u zgjua për të dalë në zyrë, nuk ka fjetur fare. Dhe kur nuk fle në 5 të mëngjesit ta dini ju, ha paçe me Fahri Balliun. U bë presidenca si pica telefon 24 orë. Të pres në 5 të mëngjesit thotë se jam i shqetësuar për kombin. Ha paçe me Fahriun dhe kafen turke merre kokërr këto ditë deri të dielën se iku kjo punë, 30 qershori është aty, i popullit dhe jo i partive. Partitë kanë për detyrën të dalin para popullit kur duan të zgjidhjen, populli ka të drejtën ti zgjedhë. Nuk ka këtu ta kthejmë botën përmbys që partitë të zgjedhin popullin, as që partitë të vendosin se kur populli do i zgjedhë.

Besoni ku të doni, vetëm mos besoni tek fallxhorja që del në rrugë e sheshe dhe thotë o Zot shpëtojeni Shqipërinë nga blerja e votave. Edhe me atë Norën, që qan: Monika lutu Monika aman, thuaja Zotit një fjalë të mirë aman. Del flet për Zotin sikur e ka në Whatsapp. Shyqyr thuaj që Zoti nuk ndërhyn në zgjedhje se po të ndërhynte gjëja e parë që do bënte ishte të mbyllte fallxhoren në shtëpi, të bllokonte kafen turke, do i kishte marrë letrat e bixhozit dhe do i kishte veshur doreza që të mos shihte dorën.

Është e dhimbshme kjo që ndodh për vendin. I kanë bërë vendit një dëm shumë të madh. Kanë një vit që duan ti bëjnë gropën, një plan i turpshëm por siç thoshte një nga mendimtarët e mëdhenj: Kur vjen fundi le ti përcjellim duke qeshur."


/Ora News.tv/