Kryeministri Edi Rama replikon serish online me presidentin.

Pak orë pas postimit në facebook te presidentit Ilir Meta ku shkruhej se MEPJ nuk ishte autoshkolle dhe "ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor" erdhi dhe reagimi i kryeministrit ne twitter.

"Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet" shkruan ne twitter.

Vijon debati në distancë mes kryeministrit dhe presidentit Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Meta shkruajti sot në mëngjes në facebook: Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së."

/Ora News.tv/