Socialistët zgjodhën foltoren e kongresit të PS-së për të hedhur akuza në adresë të Presidentit të Republikës. Nga foltorja e Pallatit të Kongreseve jo ballë për ballë por shumë afër në distance Kryeministri Edi Rama foli me ironi lidhur me tubimin e 2 marsit, të cilin presidenti ka ftuar qytetarët për një “Besëlidhje” në mbrojtje të Kushtetutës.  Për Ramën ata që thirrën manifestimin janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi.

Edi Rama: Kthe kokën në një anë s’ka kundërshtarë, përpara s’të del njeri përpara është bosh komplet.  Ata vërtet dalin e shajnë e akuzojnë e shpifin por janë si goditjet e lugëve në tengjere bosh. Zhurma është shumë e madhe po tenxherja është bosh. Ne duhet ta lexojmë këtë rrezik sepse njerëzit e ndjejnë shumë më thellë se ne boshin. Ne duke qenë shënjestër përjetojmë gjithë goditjet

Ça mendoni se njerëzit po presin Besëlidhjen e dytë të Lezhës më datë 2 mars. Si mendoni, mendoni që njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi dhe drejtësisë që po jetojmë.

Këta aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjë besëlidhjen e dytë të Lezhës, pa u lodhur duke shkuar në Lezhë por duke ndjenjur e duke thënë hajdeni këtu se ne jemi për ju. Nuk i shohin këto fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë dhe shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë, sepse nesër nga ne do të krëkohet shumë më tepër.  Me të drejtë. Kujt tia kërkojnë?!

Harroje- Edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zgjedhur ti kthejë përgjigje akuzave të Ilir Metës dhe kallëzimit që ai ka bërë në SPAK.

Etilda Gjonaj: Ta harrojnë ata që janë mësuar të mbyllin kapakët e dosjeve të zullumeve të tyre në kurriz të Shqipërisë e qytetarëve shqiptarë se e thyejnë vullnetin e PS për ta bërë Shqipërinë europiane duke e bërë drejtësinë të barabartë për të gjithë”

Janë këto fryte të para që kanë tkurrur krimin e organizuar dhe kanë nxjerrë jashtë kontrollit gjuhën e politikës së vjetër

Më herët nga e nëjta foltore numri dy i PS Taulant Balla zgjodhi të ishte më i ashpër me Ilir Metën duke e krahasuar atë me figura qesharake në kryeqytet. 

Lexo: Balla lëshon gojën ndaj Presidentit: E zgjodhëm si më të mirin e opozitës, se dinim se do katandisej si Enver Llapa

Në intervistë me Ora News kryetarja e komisionit të Sigurisë kombëtare u pyet për tubimin e kreut të shtetit dhe tha se Meta e ka problemin me vete.

Lexo: Felaj: Presidenti në krizë me vetëveten, Anti KÇK-në e miratojmë me 5 mars

Rama sulmoi dhe opoziten.

"Nuk dua të merrem fare me katandisjen e konkurentëve tanë, që janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre. Ne duhet ti kuptojmë sot pa na ndodhur çfarë pasojash të rënda mund të ketë nëse nuk kupotjmë që ky boshi është armik i rrezikshëm." 




/Ora News.tv/