Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta për Unazën e Re, duke kërkuar anulimin e projektit. 

Në një status në Twitter, Rama tha se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, duke e lexuar Kushtetutën njësoj si ata. 

Edi Rama: E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.

Meta theksoi në sqarimin e tij se "vendimmarrja e qeverisë dhe ARRSH-së, për të rihapur procesin e tenderimit për realizimin e kësaj vepre, pas zgjidhjes së kontratës për këtë segment rrugor, e krahasuar kjo me faktet e denoncuara publikisht,vlerësohet si një veprim i nxituar dhe aspak objektiv".

Sipas Kreut të Shtetit, aktualisht organi i Prokurorisë është duke kryer hetime në këtë çështje, dhe nga ky hetim mund të zbulohen fakte dhe rrethana të cilat mund të sjellin pasoja të drejtpërdrejta që ndikojnë në mënyrën se si kjo vepër duhet realizuar.

/Ora News.tv/