Rama: Meta e ka humbur busullën, Parlamenti të marrë masa ligjore ndaj çdo akti flagrant

Rama: Meta e ka humbur busullën, Parlamenti të marrë masa ligjore

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se Presidenti Ilir Meta ka humbur busullën, duke e kthyer institucionin e presidentit në një frëngji prej ku sulmon dhe shtantazhon parlamentin, ndërkombëtarët, dhe popullin shqiptar.

Rama: Përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e presidentit në një frëngji prej ku sulmon nga të 4 anët, duke qenë në këtu 100% në të njëjtën linjë me BE dhe SHBA. Është e lehtë të kuptohet se cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjik dhe as dy aleatët e mëdhenj, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme.

Parlamenti tha Rama duhet të marrë masa ligjore ndaj çdo akti flagrant, siç tha ai të Presidentit Meta.

Rama: Sa i përket çështjes për të cilën jemi  mbledhur ajo që unë di është që asnjë kushtetutë në asnjë vend demokratik nuk mund të parashikojë se një vendi mund ti bjerë taksirati të ketë një presidenti si Ilir Meta. Për këtë arsye ky parlament duhet të marrë masa ligjore kushtetuese për të krijuar gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant bllokimi që zyrën e presidenti e ka kthyer në nj frëngji për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, dhe popullin shqiptar.

Besoj se komisioni për shkarkimin e metës duhet ta konsiderojë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve të kuvendit ashtu skinder në dritën e kësaj ngjarje të re, kuvendi dhe gjithë deputeti duhet të kontribuojë për të ardhur dhe për të votuar neutralizimin e akteve të presidentit e akteve antikushtetuese dhe anti ligjore. Është e thjeshtë, kemi bërë një reformë drejtësie për të hequr interesat e politikës nga procesi i emërimeve. Kemi ngritur një institucion të posaçëm të pavarur, KED, i cili është institucioni ui vetëm, që ka detyrimin që udhëheqë procesin dhe ti vendosë përpara presidentit dhe Kuvendit listat e kandidaturave sipas mekanizmave të mirëpërcaktuar dhe sipas radhës për të zgjedhur. Nuk ka interpretime të mundshme për këtë proces.

Rama tha kemi të bëjmë me krizë të sajuara artificialisht nga Ilir Meta.

Rama: "Kjo është koha kur i gjithë ky zinxhir krizash i sajuar artificialisht nga Ilir Meta  të marrë drejtimin e duhur dhe përgjigjen e duhur nga ne. Kjo është koha kur përgjigjja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri. Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe kujdo që brenda sistemit të drejtësisë është bashkuar me krimin".

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi së në 25 nëntor do të prezantojë platformën kundë KÇK

Pjesë nga fjala në Kuvend

Ne bëjmë detyrën sot karshi këtij institucioni dhe karshi opinionit publik, por nuk ka dyshim se kjo është një detyrë e lehtë në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KCK dhe duke nxjerrë në pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer në një shtupë që e pengon rrjedhjen e lirë të ujërave drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

Prandaj edhe ky është një tjetër motiv për ne, që të përshpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK mos e lemë në radhën e pritjes së vettingut, por ta nisim dhe ta shoqërojmë në një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar.

Ata që kanë marrë dënime për krime të organizuara apo krime të rëndë të lidhura me veprimtari kriminale më shumë sesa një vrasje. Ata që janë akuzuar për krime të rëndë dhe nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve dhe gjykatësve që e kthyen drejtësinë në një pazar, ku kriminelët ishin të parët që jepnin ofertën duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë.

Nuk mundet më që ata nga njëra anë dhe këta të tjerët nga ana tjetër, KÇK të gëzojnë pasuritë e tyre. Ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi që duhet të nisë sa më parë.

Kam qenë këtu kur kam folur për rastin skandaloz të Durrësit. Jam zotuar se do ti sjell kuvendit një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthy7er në një platformë lufte kundër KÇK.

Në 25 nëntor unë do ti prezantoj publikut këtë platformë.

Kjo është koha kur i gjithë ky zinxhir krizash i sajuar artificialisht nga Ilir Meta  të marrë drejtimin e duhur dhe përgjigjen e duhur nga ne. Kjo është koha kur përgjigjja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri. Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe kujdo që brenda sistemit të drejtësisë është bashkuar me krimin.

Sa i përket çështjes për të cilën jemi  mbledhur ajo që unë di është që asnjë kushtetutë në asnjë vend demokratik nuk mund të parashikojë se një vendi mund ti bjerë taksirati të ketë një presidenti si Ilir Meta. Për këtë arsye ky parlament duhet të marrë masa ligjore kushtetuese për të krijuar gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti flagrant bllokimi që zyrën e presidenti e ka kthyer në nj frëngji për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, dhe popullin shqiptar.

Besoj se komisioni për shkarkimin e metës duhet ta konsiderojë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve të kuvendit ashtu skinder në dritën e kësaj ngjarje të re, kuvendi dhe gjithë deputeti duhet të kontribuojë për të ardhur dhe për të votuar neutralizimin e akteve të presidentit e akteve antikushtetuese dhe anti ligjore. Është e thjeshtë, kemi bërë një reformë drejtësie për të hequr interesat e politikës nga procesi i emërimeve. Kemi ngritur një institucion të posaçëm të pavarur, KED, i cili është institucioni ui vetëm, që ka detyrimin që udhëheqë procesin dhe ti vendosë përpara presidentit dhe Kuvendit listat e kandidaturave sipas mekanizmave të mirëpërcaktuar dhe sipas radhës për të zgjedhur. Nuk ka interpretime të mundshme për këtë proces.

Na ka rënë ky taksirat, i ka rënë ky taksirat shqiptarëve dhe do bashkëjetojmë me këtë taksirat për aq kohë sa zyra e presidenti do të jetë tokë e xanun nga dikush që ka humbur busullën. Ne do ndjekim vijnë që kemi përcaktuar bashkë me aleatët. Për sa kohë SHBA dhe BE kanë mbështetur çdo lëvizje që kemi bërë kushdo që kupton kupton. Ne nuk jemi vetëm në këtë proces. Reagimet tona janë të koordinuara me ata që kemi bërë reformën në drejtësi. Kjo është arsye që edhe për ligjin special.


EMISIONET