Rama në "Financial Times" kërkon ndihmë BE: Të luftojmë bashkë drogën

Rama në "Financial Times" kërkon ndihmë BE: Të

"Financial Times" publikoi sot një opinion të kryeministrit Edi Rama me titull   "Droga e Shqipërisë, tashmë është një çështje europiane".

Rama kërkon angazhimin e vendeve të BE-së në këtë luftë të rëndësishme që siç thotë Rama nuk është vetëm e Shqipërisë. Prandaj ai kërkon angazhim.

"Unë jam shumë i vetëdijshëm se disa njerëz, nëse përmendin Shqipërinë, mendojnë për krimin dhe drogën. Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm se për të fshirë atë imazh - thellësisht të padrejtë në një vend me njerëz paqësorë dhe që respektojnë ligjin- do të kërkojë kohë dhe mbi të gjitha veprim. Javën e kaluar kemi mësuar se veprimi ynë po jep fryt.  Ne u jemi në borxhli policisë financiare e Italisë, Guardia di Finanza dhe mbikëqyrjes së sofistikuar ajrore që ata përdorën për të spikatur plantacionet e kanabis në vend. Statistikat janë të qarta.

Një vit më parë fluturimet e tyre identifikuan 2.086 plantacione përgjatë gjatësisë dhe gjerësisë së Shqipërisë.  Këtë vit, madje edhe me fluturime të zgjatura dhe me mbikëqyrje të zgjeruar, ka pasur vetëm 88. Të gjithë tani janë shkatërruar nga policia jonë. 

Ky është përparim i vërtetë. 

Për një gjysmë shekulli kanabisi ka shkatërruar jetët e shqitparëve,  ka korruptuar zyrtarët lokalë dhe helmuar politikanët,  ka pasuruar gangsterët

Vitin e fundit mediat ndërkombëtare u mbushën me kryeartikuj për sasistë rekord të sipërfaqeve të tokës të mbjellë me kanabis.  Kjo ndoshta se gazetarët janë të tërhequr nga gjysma e gotës bosh sesa nga gjysma e gotës plot. Kurrë nuk është publikuar historia e vërtetë. Historia e vërtetë është ajo e sasive të mëdha të kanabisit të identifikuara dhe të shkatërruara"

Ky nuk është fundi i tregimit me çdo kusht. Njerëzit që u bënë të pasur në prodhimin e drogës duhet të paguajnë për krimet e tyre. Ne kemi nisur një operacion të veçantë në dy faza kundër tyre dhe pasurisë së tyre. Ne po pastrojmë sistemin gjyqësor. Po verifikojmë gjyqtarët të cilët për shumë kohë janë sunduar nga kriminelët dhe paratë e tyre.

Por këta kriminelë nuk veprojnë vetëm në Shqipëri. Ata janë të lidhur dhe të ndërlidhur me krimin e organizuar në vendet që konsumojnë kanabis. Dhe qeveritë e këtyre vendeve duhet të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e tyre para drejtësisë.


Ne në Shqipëri kemi bërë gjithçka që është e mundur për të zhdukur një burim të konsiderueshëm të një problemi në mbarë Evropën. Por vendet që konsumojnë duhet të hetojnë me forcë autorët dhe të ngrijnë të ardhurat e krimeve të tyre. Ne do të ndajmë atë që dimë për to dhe provat që kemi kundër tyre me forcat e policisë dhe rregullatorët financiarë në të gjithë Europën në javët dhe muajt e ardhshëm.

Këta janë njerëz të rrezikshëm. Qeveria ime i konsideron ato si një kërcënim të sigurisë kombëtare. Ju duhet gjithashtu. Shumë, ndoshta më së shumti, jetojnë diku tjetër në Evropë, duke pretenduar se janë biznesmenë të ligjshëm. Por mos bëni asnjë gabim. Ata janë kriminelë, bizneset ndërkombëtare të të cilave skllavërojnë njerëzit dhe krijojnë kërdi kudo. "

Ata nuk do të mendohen dy herë ta përdorin pasurinë së tyre për të blerë influencën e tyre. Ata do të angazhojnë ligjin në dukje të respektuar dhe firmat e kontabilitetit dhe agjencitë lobuese. Nëpërmjet këtyre ndërmjetësve, ata do të gjejnë mënyra për të kthyer akuzat dhe të përshkruajnë veten si viktima të pafajshme nën sulm nga rivalët e biznesit apo më keq, nga kundërshtarët politikë , domethënë qeveria ime dhe unë. Ne tashmë e kemi pasur këtë përvojë.

Reforma e sistemit tonë të drejtësisë dhe verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe paaftësi (kërkesat kyçe nga Bashkimi Europiani para se të hyjmë në negociata formale të pranimit ) pothuajse ishin realizuar këtë vit. Interesat e ndërmarra në kundërshtim me reformën sollën trazira në rrugët tona dhe nganjëherë dukej e vendosur të vendosnim demokracinë tonë të re në rrezik.


Vlen të kujtojmë se për 20 vjet baronët e drogës ishin në gjendje të ruanin zonën rreth fshatit shqiptar të Lazaratit, si një strehë e sigurtë për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit, një zonë pa lëvizje për policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare.


E tillë ishte fuqia e tregtisë së drogës që një nga paraardhësit e mi si kryeministër pranoi se mosndërhyrja në zonë ishte "vendimi i fortë politik" i tij. 


Qeveria ime e ktheu atë politikë në vitin 2014 dhe një operacion i madh policor mbylli Lazaratin. Policia shkatërroi "produktin" që përfaqësonte gati një të katërtën e të gjithë kanabisit të konfiskuar dhe shkatërruar në Shqipëri gjatë atij viti.

Ky ishte fillimi i luftës sonë kundër gangsterëve. Tani duhet të bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm.

Në shkrimin që mban titullin:  Albania’s drug crime is now a European problem Rama thotë se i ka dërguar letër 28 shteteve anëtarë të Bashkimit Europian ku kërkon mbështetjen e tyre për luftën kundër drogës.

"Të premten i dërgova një letër udhëheqësve të të gjithë 28 anëtarëve të Bashkimit Evropian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me zotërinjtë e drogës. Ne e dimë se disa banojnë dhe po përparojnë edhe në kombin tuaj, duke përfituar nga droga ilegale, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme", thotë letra. "Ne duam ndihmën tuaj dhe ofertën tonë në kthim, për t'i kapur këta njerëz dhe për t'i sjellë ata para drejtësisë".

Shpresoj që qytetarët e të gjitha kombeve të BE do t'u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të qëndrojnë me ne. Kjo është një betejë për të gjithë ne dhe që duhet fituar

EMISIONET