Rama kërkon ndihmën e Bashës për të bindur opozitën parlamentare për zgjedhoren

Rama kërkon ndihmën e Bashës për të bindur

Kryeministri Edi Rama kërkon ndihmën e kreut të opozitës Lulzim Basha për të bindur opozitën parlamentare për votimin e reformës zgjedhore.

Rama: Parlamenti nuk mbyllet nesër dhe nuk mbyllet me këtë votim. Ka edhe një sezon tjetër. Nuk preferoj të zgjedh një rrugë që do të deformojë në mënyrë dramatike gjithë procesin normal të jetës parlamentare. Është takimi i parë, do të duhet durim, punë bindëse. Me rëndësi është se kemi marrëveshje. Ku ka vullnet ka gjithmonë një zgjidhje. Është koha të bëjmë të gjithë një sforco të flasim më shumë me njëri-tjetrin, edhe Lulzim Basha duhet ta konsiderojë të futet dhe ai në këtë proces dhe të bëjë një takim me ata që i ka futur në parlament. Të bashkojmë forcat për të gjetur një zgjidhje që nuk ëhstë absolutisht e lehtë siç duket. Dhe mua do të më duhet të jem mes dy zjarresh.

Por, Kryeministri tha se nuk kërkon një 17 maj të dytë.

 Rama: Nuk di që 17 maji është datë historike në Shqipëri. 17 maj të dytë nuk e kërkoj dot se është qershor tani.Nuk e kam kërkuar dhe nuk e kam dëshiruar negociata në ambasadën amerikane sepse përfaqësuesit e një populli të tërë që kanë nevojë të flasin në anglisht për të kuptuar njëri-tjetrin ndërkohë që gjuha e nënës është shqipja tregon një mungesë respekti për veten. Meqë Luli kërkonte një tokë neutrale ne i dhamë një tokë neutrale. 

EMISIONET