Vetëm pak minuta më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta shpalli vendimin për çdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore.

Por ky vendim nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Berati u tregua këmbëngulës.

Ramau shpreh se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen, sepse zgjedhjet nuk janë as të presidentit dhe as të partive politike.

Edi Rama: Mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme. Për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin dot dhe as reformën dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje sepse zgjedhjet nuk janë as të partive dhe as të presidentit.

E kuptoni si këta duan tu thonë shqiptarëve se ky vend nuk bëhet dhe në këtë vend ne që jemi mësuar që në këtë shesh të bëjmë përshesh, do vazhdojmë të bëjmë përsheshin tonë dhe juve nuk do t'ju lemë. Po në fakt kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse një përpjekje e dëshpëruar e një grupi të njerëzish të dëshpëruar, që bëjnë gjëra të dëhspëruara dhe janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar. Kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhu edhe me atë dosjen e famshme, me të cilën ju rrokanisën kokën juve dhe të gjithë shqiptarëve 9,9,9 sikur flisnim për ato numrat e telefonatave rozë duke u përpjekur të krijojnë një mjegull për të shkuar pikërisht drejt realizimit të këtij plani, të shkatërrimit të zgjedhjeve dhe pastaj të marrjes peng të gjithë procesit demokratik për të vënë kushte për reformën në drejtësi në radhë të parë.

E dëgjuat Prokuroren e Krimeve të Rënda, i patë edhe disa nga faktet që ajo nxorri dhe e patë sesi një grup prokurorësh që dihen botërisht se kush janë, kush i ka vënë dhe kujt i kanë shërbyer gjithë jetën në vend se ato përgjime ti merrnin, ti zbardhnin menjëherë dhe mbi to të fillonin hetimet. I mbyllën i futen ne nje kazan dhe i cuan tek Partia dhe nga partia u hap kapaku për të krijuar të gjithë atë konfuzion dhe jo vetëm për të hedhur gjithë baltën e mundëshme mbi qeverinë he mbi mua personalisht, por duke mos kursyer as Shqipërinë.

Ato nuk janë zbulime të një gazete gjermane, ato janë nxjerrje e një sekreti hetimor dhe cuarja tek një gazetë gjermane duke i marrë shqiptarët dhe mendojnë se mund ti tërheqin për hunde zvarrë, zvarrë, zvarrë me idenë që obobo, Gjermania e zbuloi këtë poshtërsi të madhe. Ndërkohë që cdo poshtërsi sado e madhe që mund të jetë aty ose që mund të lidhë ata njerëz me gjërat që thonë duhet të ishte hetuar dhe kushdo që në ato muhabete do të provohej se ishte i lidhur me akte të paligjshme do duhej të ishte ndëshkuar. Por këta nuk e duan drejtësinë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. Këta e duan drejtësinë si e kanë pasur gjithmon.

E kanë nxjerrë Shqipërinë në sytë e Europës, duke ushqyer me baltë Shqipërinë të gjithë ata që duan të bëjnë sensacione dhe të shesin gazeta e të bëjnë emisione dhe të gjithë ata që duan arsye për të thënë jo, Shqipërinë ne nuk e pranojmë dot në BE. Këta janë ata. Ata e duan Shqipërinë që mbështetet fuqimisht nga partnerët dhe miqtë tanë amerikanë, partnerët dhe miqtë tanë europianë. Ata e duan Shqipërinë jo në rrugën e Europës sepse e dinë mirë, e kanë parë se cafrë ka ndodhur në vendet e tjera kur kanë filluar negociatat. Hapen dyert e burgjeve. Dyert që ata i shohin edhe ne ëndërr. Kanë bërë cnuk kanë bërë. Kanë bërë më shumë sesa dim ne, por edhe me kaq sa dim ne ata nuk duhet të ishin duke bërë moral, duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënmet.

Flasim për përgjime, dyhsime. Kush flet? Lulzim Basha që është nën hetim sot nga drejtësia amerikane dhe nga drejtësia shqiptare? Basha që ka qenë i akuzuar me 270 faqe dosje të Prokurorisë në kohën kur ishte neë qeveri. Apo Basha bashkë me babin e tij, plakun e marrë që i ka mbledhur të gjithë këta. Që nga Ilir Meta, tek Lulzimi, tek Monika që i ka mbledhur të gjithë këta si kokrrat e tespijeve të meres edhe i tund duke dashur ti kthejë në lak në fytin e Shqipërisë. PO ju them dhe mbajeni mend zgjedhjet do bëhen në 30 qershor dhe ato tespije do shpërbëhen nga duart e palkut dhe kokrrat do të shpërndahen sa anej këtej. Pastaj me kokrrat që janë rrumbullake do të vazhdojë ripërtëritja e opozitës. Me kokrrat me gunga do të merret drejtësia.

Një forcë që i thotë vetes opozitë dhe pret të errësohet për të komunikuar me popullin. Më vjen në mendje fjala ujku mjegull do, por ata nuk janë as ujq. Se ça janë secili le ta zgjedhi krahasimin, por janë larg së qeni ata që demokratët të jenë në krye. 

Gabojnë shumë me këto lëvizje që bëjnë sepse unë jam gjithmon 3 lëvizje përpara, asnjëherë, as edhe sot nuk më kanë kapur në befasi. Kësaj here do çuditen edhe më shumë se çfarë ka për t’ju ndodhur.

Lexo me shume:

BreakingNews/ Meta shfuqizon dekretin per daten e zgjedhjeve 30 qershor

/Ora News.tv/