Ditën e tretë të kongresit, kushtuar të rinjve Kryeministri Edi Rama e zhvilloi në Bulevard, aty ku presidenti Ilir Meta, ka thirrur të hënën manifestimin kundër asaj që e quan “puç kushtetuese” . Atë që kreu i shtetit e quan Besëlidhje, Rama e quajti humbje kohe. Për kryeministrin Reagoi Zëdhënësi I presidencës Tedi Blushi, i cili thotë se Rama duhet të pijë “zanaksin” për qetësim.   Kundër Ramës ka reaguar edhe PD.  

Sheshin ku të hënën në orën 17:00, presidenti Ilir Meta,  ka thirrur manifestim kundër asaj që e quan ”puç kushtetues”, si  për ironi kryeministri Edi Rama, e mbushi me të rinj. Ditën e tretë të kongresit kushtuar të rinjve, kryeministri Edi Rama e zhvilloi vetëm pak metra larg zyrës së kreut të shtetit, ndërsa e quajti debat të pa vlerë atë që Meta e quan Besëlidhje.

Edi Rama: Për ti ftuar të tjerët që të shikojnë dhe të ndajnë dhe mundësisht për ti ftuar të tjerët në debate që kanë kuptim dhe sens. Nuk mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që artificialisht ka marrë peng mediat për gjithë këto kohë, "Besëlidhja dhe Beslikja" nuk është ky debati. Kush është me Besëlidhjen kush është me Besliken. Pa kuptim, humbje kohe dhe energjish, degradim. Degradim i madh dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka gjë tjetër.

"Besëlidhje dhe Bëslikja", solli reagimin e presidencës, ku zëdhënësi Tedi Blushi, shkruan në rrjetet sociale se Rama ka stres.

Kundër kryeministrit reagoi edhe Partia Demokratike, e cila thotë se për Edi Ramën nuk do të ketë mandate të tretë, e për si rrjedhojë as për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod.

Rama: FRESH te drejtohet nga nje djalë dhë një vajzë

Teksa foli për FRESH, kryeministri Rama propozoi atë që është bërë edhe në organizatat e PS, drejtimin nga një djalë dhe një vajzë.

Edi Rama: Unë besoj që kapërcimi i modelit është sfida e FRESH-it sot. Transformimi i rrugëve tradicionale të komunikimit dhe i rrugëve tradicionale të të bashkëjetuarit në këtë organizatë në rrugë që janë të thjeshta dhe janë të aksesueshme për të gjithë. Për fat të keq, FRESH e ka pasur dhe vazhdon ta ketë një sëmundje që ne e kemi problem edhe në organizatat e PS. Sëmundjen e mbylljes, sëmundjen e të drejtës së pronës mbi strukturën të vogël apo të madhe dhe sëmundjen e kompeticionit për tu zgjedhur, të pa pasuar me komenticionin që përmes zgjedhjes dhe pas zgjedhjes organizatat shkojnë më tutje.

Besoj që risia që ne kemi futur në PS e bashkëdrejtimit të organizatave me burra, djem, gra dhe vajza është gjëja e duhur për tu bërë me FRESHIN. FRESHI nuk ka pse drejtohet nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe vajzë. Hapja e rrugës për më shumë vajza është hapja e rrugës për më shumë mend. Në FRESH ka shumë djem me mend, nuk diskutohet. Por të gjithë djemtë me mend krahasuar me vajzat me mend janë shumë pak pa vajzat. Duhet ti japim mundësi vajzave që kanë shumë më pak kohë për të humbur duke treguar kush jam unë e kush je ti. Kanë shumë më pak prirje për të përçarë dhe për të krijuar klane, kanë shumë më pak dëshirë për tu përfshirë në gjëra të kota. Ndërkohë djemtë këto i kanë motive të forta kur futen në një organizim politik apo shoqëror.


/Ora News.tv/