Rama i përgjigjet opozitës: Nuk pranoj strukturë ndërkombëtare për reformën zgjedhore

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk pranoj strukturë

Kryeministri Edi Rama është kundër opozitës për një strukturë ndërkombëtare për ecurinë e reformës zgjedhore. Gjatë një intervistë nga SHBA, kreu i qeverisë tha se nuk do pranojë përkthyes në gjuhë të huaj për tu marrë vesh mes shqiptarëve.

Rama: Strukturë ndërkombëtare, ndërmjetës ndërkombëtar dhe përkthyes në gjuhë të huaj për tu marrë vesh mes shqiptarëve unë për veten time nuk kam për të pranuar asnjëherë.

Rama tha se nuk duhet të marrë kohë për të gjetur fajtorin, pasi tani e gjithë vëmendja duhet të jetë në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

Rama: Ne procesin do ta përshpejtojmë, pse jo do ta ndajmë në dy pjesë. Pjesa e parë është përmbushja e këtij kushti dhe garantimi i një ligji zgjedhor që ka brenda gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pjesa e dytë ti japim kohë vetes që të diskutojmë për aspektet e tjera. Do dëgjojmë me respekt të gjitha kontributet, idetë. Ne jemi partia e shumicës, kemi dhe ne idetë tona. Kjo i duhet Shqipërisë tani, kjo nuk është diçka që i duhet qeverisë apo PS. Shqipëria duhet të realizojë plotësimin e vendeve të zbrazura si pasojë e pastrimit që i është bërë sistemit të drejtësisë në organet që janë përcaktuar nga kushtetuta si organe bazë të sistemit dhe rekomandime të OSBE/ODIHR. Këto të dyja janë të domosdoshme. Për pjesën e parë është një përgjegjësi edhe e ndërkombëtarëve që monitorojnë reformën në drejtësi, pasi vetingun nuk e bën qeveria. Kush del jashtë sistemit nuk është vullneti i qeverisë, por është procesi i monitoruar nga ndërkombëtarët. Ndërkohë për pjesën tjetër na duhet parlamenti dhe kaq.

Lidhur me vendimin e grupimit më të madhe politik gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Rama tha se kushtet që parashtrohen nga këto parti nuk janë kushte për Gjermaninë, por për të mirën e Shqipërisë.

Rama: I jam mirënjohës kancelares që ka qenë forca kryesore në thyerjen e kësaj barrierë që kishim në Bundestag. I jam shumë mirënjohës i atyre që në CDU e kanë mbështetur SHqipërinë dhe kanë bërë gjënë e duhur.

EMISIONET