Kryeministri Edi Rama është i bindur se Presidenti Ilir Meta do ta dekretojë Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.

Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt

"Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. 

I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.  Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm", tha kryeministri Rama në një intervistë për emisionin "Repolitix" të Denis Mingës.

/Ora News.tv/