Rama hap krahun! Spiropali, Bashës: Shantazhe të tilla bëhen në kopësht, jo në politikë

Rama hap krahun! Spiropali, Bashës: Shantazhe të tilla bëhen

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se Rama ka në tryezë planin e opozitës për ligjin zgjedhor, ndërsa i kërkoi ta zbatojë ose ndryshe tha se ai duhet të hapë krahun.

Por për Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, këto janë shantazhe që mund të bëhen në kopësht, por jo në mjedisin politik.

E ftuar në RTV Ora, Spiropali tha se mazhoranca është e interesuar që opozita të ulet në tryezën për reformën zgjedhore dhe të diskutojë mbi çdo platformë që ka të  bëjë me rregullat e lojësdhe  rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Spiropali: Mund ti besosh dhe të marrësh seriozisht një njeri i cili kur ka vënë ultimatume më parë i kanë ecur dhe thua po, ky është një njeri që i qëndron fjalës dhe ka një plan. Një njeri që ka thënë se zgjedhjet me 30 qershor nuk do të bëhen se jemi ne këtu dhe zgjedhjet u bënë, një person që ka thënë se këtu do të ketë revolucion nëse Edi Rama nuk ikën dhe ja ku është Edi Rama, një njeri që ka kaluar nga Rama ik te Gjiknuri ik dhe gjithë kohën është duke ndryshuar strategjinë e tij elektorale… 

Më vjen keq po këto shantazhe mund të bëhen në kopësht, por nuk bëhen në mjedisin tonë politik sepse e para nuk zgjedh dot tryezën ku je, e dyta nuk zgjedh dot kundërshtarët, kryeministri të ikë, ai tjetri të ikë, këta të gjithë të ikin se do të vimë ne. 

Do të vish po, por në bazë të rregullave, me votë kur njerëzit të besojnë. Këta janë katandisur në pikën ku nuk ke më ku ti kapësh. A duam ne që këta të vinë në tryezë? Patjetër. Jemi shumë të gatshëm, çdo platformë që këta ta prezantojnë që ka të bëjë me rregullat e lojës, rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe atë që ne e bashkëndajmë ne jemi të gatshëm ti dëgjojmë dhe ti kthejmë në ligje. Ama, shantazhe të tilla nuk bëjnë dot. Edhe vetë e kanë kuptuar se vëmë re se opozita jashtëparlamentare po merr një kthesë.

EMISIONET