Rama fundjavë në Paris, Basha: Tregtarët po falimentojnë, lekët u jepen oligarkëve

Rama fundjavë në Paris, Basha: Tregtarët po falimentojnë,

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar sot turin e takimeve të tij me qytetarët në Kombinat të Tiranës, nisur nga situata e rëndë ekonomike në vend.

Basha theksoi se qëllimi i këtij turi është për ti njohur njerëzit me planin dhe vizionin dhe dëshirën e PD për ta ndryshuar këtë situatë.

“Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka vetëm dhe vetëm një përgjegjës. Njeriun që ka vënë interesat e tij, xhepat e tij, që nuk i dhimbsen shqiptarët, që nuk i dhimbset gjendja juaj ekonomike dhe që ka vënë gjithçka në funksion të pushtetit të tij dhe pasurimit të tij dhe një grushti oligarkësh, me të cilët mban pushtetin. Jam sot për të dëgjuar në këtë tur por edhe për t’ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe të gjithë juve që na ndiqni,se ne kemi një plan, një vizion, se kemi dëshirën dhe ambicjen për ta ndryshuar këtë situatë dhe kjo mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek ju, duke kthyer tek ju paratë e vjedhura, e grabitura gjatë këtyre viteve e sidomos këtyre muajve të vështirë të pandemisë, duke kthyer një qeverisje për ju, duke ulur taksat, duke hapur ekonominë dhe duke bërë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët të gëzojnë të mirat materiale të këtij vendi dhe jo një grusht oligarkësh për të cilët punon i gjithë vendi.”


EMISIONET