Rama e quajti drejtuesin më serioz të opozitës, përgjigjet Presidenti Meta

Rama e quajti drejtuesin më serioz të opozitës, përgjigjet

Ilir Meta presidenti i vendit i është përgjigjur cilësimit që Kryeministri Rama i ka bërë pas refuzimi të Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, duke e cilësuar si drejtuesin më serioz të opozitës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Meta tha se vendimet e tij janë në përputhje me Kushtetutën.

Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e etiketoi si  drejtuesin mё serioz tё opozitёs, pas refuzimi të Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Meta tha se qëndrimi i tij ka qenë i përputhur me  Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit.

Ilir Meta: Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme. Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme.

Lidhur me rastin e Unazës së Re në Tiranë Meta tha  janë ndjekur procedura ekstraligjore që sipas tij nuk tregojnë pёr njё vend, ku sundon ligji, por shumica.

Ilir Meta: Ndёrsa pёrsa i takon Unazёs sё re, nё mos gaboj, sot bёhen 100 ditё nga fillimi i protestave dhe unё si President, pa patur asnjё paragjykim pёr shkak tё problemit publik dhe protestave tё vazhdueshme tё transmetuara nga tё gjithё mediat, dhe tё kёrkesave tё qytetarёve, kam ushtruar pёrgjegjёsitё e mia, kam kёrkuar informacione nё mёnyrё tё vazhduar, nё mёnyrё tё pёrsёritur. Bazuar nё ligjet e shtetit pёr informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe nё Kushtetutёn e vendit, institucionet janё tё detyruar tё japin informacione dhe pёrgjigje Presidentit pёr çdo kёrkesё dhe pёr çdo shqetёsim, e nё fund fare kam qenё i detyruar tё mbaj njё qёndrim, pasi kam krijuar njё bindje, pёr tё cilёn jam shprehur publikisht dhe tё cilёs vazhdoj t’i qёndroj me bindje tё plotё: Shpikje tё tilla jashtё legjislacionit qё vendi ynё ka, jashtё rendit tonё juridik dhe kushtetues nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica. Ky ёshtё njё koncept qё nuk ka lidhje me shtetin e sё drejtёs, pёr mё tepёr qё jemi nё qendёr tё vёmendjes pёrsa i takon respektimit tё ligjit, pёrsa i takon rregullave tё opinionit publik, pёrsa i takon çёshtjeve tё konkurrencёs edhe nga partnerёt ndёrkombёtarё. Reflektimi ndaj kёsaj çёshtje mendoj se ёshtё nё interes tё publikut, ёshtё nё interes tё vet qeverisё edhe tё pёrmirёsimit tё perceptimit pёr seriozitetin qё kemi nё zbatimin e ligjit nё vend pёr tё ardhmen.

Mohimin e vizave për mbi 170 zyrtarёve dhe ish-zyrtarёve publikё nga ambasada Amerikane, presidenti Meta e quajti një përkeqësim të drejtësisë shqiptare, teksa kërkoi ndihmën e SHBA dhe BE për ngritjen e insitucioneve të drejtësisë.

Ilir Meta: Pёr kёtё nuk mjafton vetёm ky rast apo ky fakt qё shprehni ju. Pёr fat tё keq, raporti i Transparency International tregon njё pёrkeqёsim. Unё mendoj qё ёshtё shumё e rёndёsishme qё SHBA dhe BE tё vijojnё nё mёnyrё mё aktive angazhimin e tyre pёr tё ndihmuar nё ngritjen e besueshme tё institucioneve tё reja tё reformёs nё drejtёsi, tё japin njё mbёshtetje dhe inkurajim mё tё madh pёr ONM-nё, tё cilёn ne e vendosёm edhe nё Kushtetutё, dhe pёr vlerёsimet e saj, nё mёnyrё qё ne t’i kemi sa mё shpejt kёto institucione nё punё, t’i kemi sa mё tё besueshme dhe sa mё tё paanshme.

Meta shtoi se raporti i  Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerësimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundërta.

EMISIONET