Rama: Do të rihapim rrugën e riatdhesimeve, nuk do të tërhiqemi nga karantinimi i detyruar në hotel!

Rama: Do të rihapim rrugën e riatdhesimeve, nuk do të

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama sjell shembulli e infektimeve në Singapor në lidhje me të riatdhesuarit.

Rama shkruan se në këtë vend numri të infektuarve dhe vdekje ishte i vogël, por kur i riatdhesuan rreth 500 studentë dhe qëndruan te familjen e tyre, jo në karantinë, numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm.

Kryeministri thekson se do të rihapet rruga e riatdhesimeve dhe nuk do të tërhiqet nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel.

Rama: Një shembull konkret pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar:  Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i'u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet. 

Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s'ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t'ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.

Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!

EMISIONET