Rama, bisedë telefonike me homologun grek për koronavirusin

Rama, bisedë telefonike me homologun grek për koronavirusin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke raportojnë se dy kryeministrat kanë diskutuar mbi masat e marra nga të dy vendet për trajtimin e pandemisë së koronavirusit si dhe politikën e daljes për heqjen graduale të masave kufizuesen dhe  rivendosjen e lidhjes midis dy vendeve fqinje.

Një ditë më parë Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, deklaroi për Ora News se nga e shtuna e në vazhdim parashikohet të ketë një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuara sidomos me Italinë e Greqinë.

Majko: Mendoj nga e shtuna dhe në vazhdim me një parashikim timin, por theksoj janë mjeket ata që do të vendosin, do të kemi një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuar sidomos me Italine e Greqinë që i kemi vendet fqinje. Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta. Te dielen pata një mbledhje me keshillin e koordinimit te diaspores.

Kemi shumë probleme për rastet e njerëzve që kanë lënë amanet për tu prerë në atdheun e tyre. Keta jane nga SHBA e distanca shume më të largëta. Ky është rast specifik me të cilin po merremi. Besoj se secili sipas mënyrës së vet ka një gamë të gjerë problemesh me të cilat ministria e Jashtme me atë të Brendshmen po merret dhe ne kemi bërë të pamundurën ti ndihmojmë.

EMISIONET