Rama bën "paqe" me Haradinaj: Shembulli si drejtësia ndërkombëtare i sakatoi jetën, fëmijët i la në djep dhe i gjeti "burra"

Rama bën "paqe" me Haradinaj: Shembulli si drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka lënë pas të gjithë kundërshtitë me Ramush Hardinaj dhe një proces gjyqësor që vazhdon në Prishtinë për shpifje, duke treguar të gjithë kalvarin e kaluar prej tij me drejtësinë ndërkombëtare për të supozuarat krime lufte.

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama, tha se Haradinaj është shembulli i gjallë i drejtuesit të UÇK që mungesa e drejtësisë i  sakatoi jetën dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Teksa renditi të gjitha proceset e tij gjyqësore, prej të cilave ka dalë kudo i fituar, ai foli edhe për vizitën e tij në shtëpinë e Haradinaj ndërsa ky ishte në Hagë kur tha se i la fëmijët në djep dhe i gjeti "burra".

Rama foli me superlativa për kontributin që ka dhënë familja Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u shprehur se Hilmi Haradinaj i ka dhënë më shumë djem luftës sesa janë krijuar parti politike në Kosovë.

Edi Rama: Në 20 vjet nuk e  di, kush e di të ma thotë, të ketë dalë ndonjë nivel institucional apo ndonjë figurë me autoritet institucional në Kosovë që të mos e ketë pasur gati shtrirë dorëne  bashkëpunimit dhe të mos jetë përgjigjur gatitu në rresht për një çdo thirrje të bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar një tjetër gjykatë për krimet e supozuara të luftës.

Ramush Haradinaj la detyrën e kryeministrit të Kosovës në vitin 2005 pikërisht për t'ju përgjigjur thirrjes për akuza për krime lufte të Tribunalit dhe dy herë doli i pafajshëm. Për herë të parë në historinë e Tribunalit të Hagës ndodhi që një person i shpallur i pafajshëm të kthehet në rigjykim pas apelimit përkundër faktit që vite me radhë prokuroria nuk gjeti asnjë provë për të mbështetur akuzat e saj. Kur Ramush Haradinaj merrej me këtë sagë unë jam dëshmitar okular i një vizitë në shtëpinë e të atit i cili i ka dhënë luftës më shumë djem sesa janë krijuar parti politike në Kosovë, dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë ku e shoqja, një nënë e që rriste fëmijët, dhe në mes të shtëpisë ishte një nga ato rrathët me gardh druri për të mbajtur bebet që të mos lëvizin.

Nga ai imazh te imazhi i pritjes finale që prapë nuk doli finale, kur Ramushi zbret nga avioni dhe ato bebet nga rrethi i drunjtë janë bërë marshalla, në pritje të kujt? Të një krimineli që mbaroi dënimin? Jo. Të një të pafajshmi që 10 vjet mirë i la rrugëve të drejtësisë ndërkombëtare por i jetoi dhe vazhdon sot të jetojë me hijen e një persekutimi në kuptimin më të drejtë të fjalës, persekutim. Nuk provon asgjë dhe prapë më paragjykon dhe më gjykon.

Padyshim komandant në një nga zonat më të ashpra të luftës, zonën e Dugagjinit, ish-kryeministër i zvarritur një dekadë për të dëshmuar që është pa lidhje kundër njerëzimit por thjesht ka udhëhequr një luftë, nuk ka udhëhequr një marshim paqeje për të drejtat e X apo Y. Ka udhëhequr një luftë dhe ka humbur njerëz në atë luftë. Ndërkohë që askush nuk merr asnjë përgjegjësi për të gjithë këtë jetë të sakatuar.

Sikur të më thoshin që do të ndodhë prapë derisa lexova këtë të djeshmen do të thosha edhe mund të ndodhë, pas kësaj të djeshmes nuk çuditem më. Fare.Jo më larg se vitin e kaluar doli prapë i pafajshëm. Kësaj radhe u thirr në cilësinë e të dyshuarit, personi që ka dijeni për ngjarjen dhe dyshohet. Njësoj me Fatmir Limaj, e njëjta gjë. Shpallej i pafajshëm në Hagë dhe fillojnë hetimet kur kthehet në shtëpi nga e para. 

Nuk ka mbetur gjë vetëm ti gjejnë vetë provat dhe të shkojnë dhe ta nxjerrin këtë botë që nuk ka halle dhe që tani ka një hall global për të zgjidhur krimet kundër njerëzimit që kanë bërë kosovarët. Askush nuk merr përgjegjësi.Në memorien kolektive të shumëkujt dhe shumë të rinjve që nuk e kanë pasur fatin e zi ta kalojnë atë kohë dhe kanë fatin e zi të njihen me politikën e rrjeteve sociale, "këta njerëz diçka kanë, janë kriminela.Të pafajshëm?

Çfarë rëndësie ka, do të gjenden, do të kapen". Qindra luftëtarë të niveleve të lartë të UÇK-së janë në fashikujt e drejtësisë ndërkombëtare për 21 vjet. Për të bërë politikanin e madh dhe njeriun që rimendon që po e thashë këtë si do ta përkthejnë dhe si do të lexohet përkthimi edhe mund ti bëja pyetjen kësaj foltores dhe ti thosha mos u afro. Por pyetja vjen vetë. Është kjo sagë tani në emër të drejtësisë përmes një vullneti ndërkombëtar unikal në botë për të dhënë drejtësi të drejtë apo është një keqpërdorim i padrejtë me thënë të drejtën.

EMISIONET