Rama-Bashës: Këmbësor që rri te hija e fikut. Gjuz je "mbret"

Rama-Bashës: Këmbësor që rri te hija e fikut. Gjuz je

Kryeministri Edi Rama sërish i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, i cili një ditë më parë i tha të hapë krahun nëse nuk zbaton planin për reformën zgjedhore.

Në Kuvend, Rama tha se Basha  është një këmbësor që rri te hija e fikut, si i tillë nuk mund ti thotë një makine hap krahun.

Edi Rama: Votën e emigrantëve ne do ta bëjmë edhe pa ju. Po them 'ju' që jeni këtu, ata që janë këtu që thonë hap krahun, unë nuk kam parë...kjo është ça të them se unë nuk do ti jap makinës, kjo dihet. Por ti thotë një këmbësor që rri te hija e fikut një makine hap krahun....ku? Ta kemi dhënë planin zbatojë. Me çfarë dekreti hyjnor e ke marrë të drejtën mua që të më çosh mua planin. Kush je ti, çfarë përfaqëson? Ata që përfaqëson i kë lënë rrugëve. Megjithatë ata janë të mirëpritur në çdo moment. Unë ju kam të gjitëve njësoj, juve këtu dhe ata atje, madje për ata kam pak me shumë dhimbje dhe kujdes sepse janë në një hall më të madh. Ju keni hallin e Evropës.

Rama replikoi edhe Kujtim Gjuzin, të cilit me ironi i tha që është mbret pa mbretëri.

Edi Rama: Zotëria atje (Kujtim Gjuzi) ka hallin e monarkisë, por janë halle luksoze në krahasim me hallin e tyre. Kështu që hallet tuaja luksoze mbajini vete. Se erdhi se nuk erdhi monarkia ti je mbret, nuk të lëviz njeri nga froni. Je mbret pa mbretëri, por mbret je. Gjuz ti nuk je i përgjegjshëm, ti je mbret. 

EMISIONET