Ralf Gjoni: Po rritet numri i bojkotuesve të zgjedhjeve

Ralf Gjoni: Po rritet numri i bojkotuesve të zgjedhjeve

Politologu Ralf Gjoni i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, shprehet se po rritet një e më shumë numri i njerëzve që bojkotojnë zgjedhjet.

Pjesë nga debati: 

Gjoni: Kjo është drama më e madhe që po ndodh në Shqipëri. Është rritur kontingjenti i njerëzve që bojkotojnë zgjedhjet. Patjetër që shkon në favor të Ramës. Është një popull aq i varfëruar saqë voton me pragmatizëm që fatkeqësisht edhe e shet votën. Është një popull kaq apatik. Frika ime është që po boshatiset vendi. Të gjithë duan të ikin. Kam 10 vjet që jam kthyer nga jashtë dhe nuk mbaj mend që të kishte një rëndesë kaq të madhe psikologjike dhe sidomos mbi brezin tim që po na rriten fëmijët këtu dhe nuk shohim asnjë lloj shprese për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ky popull i neveritur nga politika në këtë vend me të drejtë nuk dëshiron të votojë. 

EMISIONET