Deputeti i opozites parlamentare, Ralf Gjoni zbulon prapaskenat që fshihen pas përjashtimit të tij me 10 ditë nga Kuvendi. 

Ralf Gjoni: Jam përjashtuar dy herë. Herën e parë nuk reagova se nuk doja ta personalizoja këtë çështje, por meqë po bëhet trend dhe Gramoz Ruçi kërkon të mbyll gojën e atyre pak deputetë opozitarë që kanë mbetur në Kuvend, do të thotë se kemi të bëjmë më një trend të rrezikshëm që rrezikon të drejtën e përfaqësimi dhe të informimit. Bëhet fjalë për komisionerin për të drejtën e informimit që do raportonte në kuvend të enjten. 

Unë kisha shprehur dëshirën që do i bëja pyetjet verbalisht për transparencën në lidhje me shembjen e teatrit. Komisioneri ka  detyrim që të detyrojë institucionet të japin informacion dhe bëjë transparencë, ai nuk e ka ushtruar detyrën e tij siç duhet. Nuk do e mbyll gojë në hijet e dyshimta që kanë lënë për këtë çështje. Shumë krime dhe korrupsion fshihen nën mungesën e transparencës dhe detajeve. 

Kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palodraft përtë anashkaluar reformën zgjedhore së bashku me opozitën rrugore.  Por kjo nuk është reformë zgjedhore pa ndryshimin e sistemit electoral. Unë jam përjashtuar se kam evidentuar intimidimin e votës së disa deputetëve të opozitës parlamentare nga elementë të qarqeve socialiste. Ndja deputetëve është ushtruar presion psikologjik dhe joshur financiarisht.





/Ora News.tv/