Rajoni Venetos në Itali ndryshon strategji, hapen bizneset, Lombardia dhe Piemonte vijojnë në izolim

Rajoni Venetos në Itali ndryshon strategji, hapen bizneset, Lombardia dhe

Guvernatori i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia njoftoi ditën e djeshme për rihapjen e bizneseve në këtë rajon pavarësisht përhapjes së koronavirusit.

Por të gjithë personat që do të punojnë në këto biznese duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Urdhrin e ri se si do të funksionojnë këto biznese Zaia pritet ta njoftojë këtë të dielë.

Ndërkohë guvernatorët e rajoneve të Lombardisë dhe Piemontes janë kundër këtij vendimi.

Në këto rajone dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura, përveç atyre që janë të nevojshme.

Supermarketet do të pajisen dhe me disa produkte të tjera duke evituar kështu hapjen e disa prej bizneseve.

“Milano dhe shumë qytete të tjera duhet të kenë një vëmendje të veçantë tashmë pasi nuk ka një statistikë në ulje të infeksionit. Ndaj ne nuk duhet ta marrim lehtshëm, por duhet të qëndrojmë ende në shtëpi” – shprehet guvernatori i Lombardisë Atilio Fontana.

EMISIONET