Ministria e Arsimit synon të rajonalizojw Universitetet publike për të orientuar të rinjtë drejt atyre programeve që kanë kërkesat më të larta në tregun e punës. Sipas Ministres Nikolla rajonalizmi synon zhvillimin e qëndrueshëm te vendit.
Me synim integrimin e të rinjve në tregun e punës, Ministria e Arsimit është fokusuar në rajonalizimin e Universiteteve publike.
E pranishme në workshop-in e organizuar për strategjinë e specializimit inteligjent Ministrja Nikolla tha se ka nisur orientimi i te rinjve drejt programeve të studimit me kërkesë te larte ne tregun e punës në vend.
Nikolla: Ka ardhur koha që Universitetet të mos operojnë me strategjitë e tyre, me ofertën e tyre akademike në drejtim të paditur por duhet të konvergojnë gjithnjë e më shumë me ato që janë nevojat e rajonit.
Po ashtu Ministrja Nikolla tha se po hartohet strategjia e specializimit inteligjent që synon të nxisë rritjen ekonomike të rajonit.
Strategjia e specializimit inteligjent vjen në kuadër të angazhimeve të marra në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

/Ora News.tv/