Edhe pse numri i të prekurve me Covid-19 sa vjen dhe rritet në kryeqytet ka ende qytetarë të pa ndërgjegjësuar.

Në rrugë e në sheshe pushime sheh grumbullime në njerëz duke mos respektuar masat e Covid-19.

Por edhe pse ministria e Shëndetësisë dhe ISHP çdo ditë apelojnë për marrjen e masave ne kryeqytet vihet re mosrespektimi i masave.

Në shesh pushime dhe parkun e liqenit artificial sheh njerëz të grumbulluar duke mos marrë parasysh asnjë nga masat e Covid-19.

Edhe pse e diel ndërgjegjësimi i qytetarëve për t'u mbrojtur nga coronavisuri po zbehet gjithnjë e më shumë.

Lokalet janë plot .

Disa nga qytetarët mendojnë se vendosja e maskës duhet të kthehet në detyrim.

Të hënën nis transporti publik në kryeqytet dhe në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19  janë vendosur masat e përcaktuara në protokollin e sigurisë .

Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

/Ora News.tv/