QSUT vatra kryesore e infeksionit me koronavirus, 20 raste në pavionin e sëmundjeve të brendshme

QSUT vatra kryesore e infeksionit me koronavirus, 20 raste në pavionin e

Rastet e reja me koronavirus edhe këtë të enjte kanë qenë të larta. 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv e prej tyre 20 janë në QSUT në pavionin e sëmundjeve të brendshme. Sipas ekspertëve, ndryshe nga ditët e para të pandemisë, pavarësisht numrit të lartë, intensiteti i virusit ka rënë.

Edhe në 24 orët e fundit  numri i të prekurve me koronavirus është i lartë. 26 raste janë konfirmuar këtë të enjte, nga të cilët 12 janë staf mjeksor dhe 8 janë pacientë të tyre në pavionin e sëmundjeve të brendshme.

Ministria e Shëndetësisë njofton se edhe këtë të enjte rastet e reja janë vetëm në Tiranë.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 24 persona, tre prej tyre në terapi intensive.

Mësohet se ditën e djeshme në këto ambiente janë shtruar edhe 3 pacientë të tjerë nga pavioni i sëmundjeve të brendshme.

Sipas ekspertëve, koronavrusi paraqitet me një intensitet më të ulët, pasi pas studimeve të skanerëve të të prekurve rezulton se mushëkritë e tyre nuk janë prekur nga koronavirusi, për specialistët ky rezultat është një lajm i mirë për ecurinë e pandemisë në vendin tonë.

Lidhur edhe me përhapjen e virusit në QSUT, për disa mjekë kjo vjen edhe si pasojë e shkujdesjes për masat anti-Covid, pasi rrezikshëmria është më e lartë ne ambientet e mbyllura dhe të frekuentueshëm çdo ditë nga të njëjtët persona për një kohë të konsiderueshme.

EMISIONET