Qindra të arrestuar në qendrat e paraburgimit për shkelje të karantinës kërkojnë lirimin

Qindra të arrestuar në qendrat e paraburgimit për shkelje të

Të paktën 300 të burgosur në dy qendra paraburgimi nga qeveria e El Salvador për shkeljen e masave të parandalimit të përhapjes së koronavitusit protestuan të hënën duke kërkuar lirimin e tyre dhe publikimin e rezultateve të testeve diagnostikuese që ata u janë nënshtruar.

Autoritetet në Salvador po i arrestojnë qytetarët  për shkelje të karantinës së detyrueshme në shtëpi, masë kjo e imponuar nga dekreti  i Presidentit Nayib Bukele i firmosur në mars, përkundër faktit se Gjykata Supreme që atëherë ka vendosur që këta shtetas të mos arrestohen.

Të arrestuarit në një qendër sportive në San Salvador, kryeqyteti i vendit, u ankuan se ishin karantinuar për më shumë se 40 ditë.

Ata gjithashtu thanë se kishin kryer teste diagnostikuese, por kurrë nuk ishin informuar për rezultatet e tyre.

Qeveria salvadoriane nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters.

Pablo Perez, një fermer 52-vjeçar që u arrestua ndërsa ecte në rrugë, tha se të burgosurit në qendër ishin të shëndetshëm. Ai shtoi se të arrestuarit shpesh ekzaminohen nga mjekët.

Në të njëjtën kohë, në një qendër tjetër të vendosur në parkingun e një kishe baptiste në kryeqytet, një grup tjetër i të burgosurve dolën në dritare dhe në çatinë e ndërtesës  për të denoncuar numrin e tepërt të të ndaluarve, kushtet jo të shëndetshme dhe faktin që ata nuk janë informuar për rezultatet e testeve që u janë bërë.

Javën e kaluar, grupet e të drejtave të njeriut dënuan publikimin e disa fotografive shokuese ku disa të burgosur të El Salvadorit, anëtarë bandash shfaqeshin ngjitur me njëri-tjetrit me të brendshme duke u keqtrajtuar nga drejtuesit e burgut.

Në El Salvador, ku deri më tani janë raportuar 13 vdekje për shkak të COVID-19 nga 555 raste të konfirmuara pozitive, janë ngritur 91 qendra për të ndaluar shkelësit.

Sipas shifrave zyrtare, 3.964 persona janë arrestuar.

EMISIONET