Qindra aplikime për spektaklin "Dy botë" që nis së shpejti në RTV Ora

Qindra aplikime për spektaklin "Dy botë" që nis së

Shumë të rinj aplikuan për t'u bërë pjesë e formatit argëtues që starton së shpejti nê RTV Ora. Një sfidë emocionuese mes bukurisë dhe inteligjencës, spektakli "Dy botë" premton shumë të qeshura, emocione dhe argëtim që do t'i mbërthejnë shikuesit para ekranit.

"Yldon Media Group" është kthyer tashmë në shtëpinë e produksioneve të mëdha.

"Dy botë" titullohet formati më i ri që shumë shpejt do ta shohim në ekranin e RTV Ora.

Qindra të rinj iu përgjigjën thirrjes për t'u bërë pjesë e audicioneve të këtij spektakli, ku bukuria dhe inteligjenca sfidojnë njëra-tjetrën.

I konceptuar si një "game - show" humoristik, ky format i bazuar në rivalitetin mes bukurisë së dukshme dhe inteligjencës kokëforte, do të bëjë bashkë më të mirën e të dy botëve.

Spektakli vjen nën autorësinë e Pietro Zaniboni-t dhe moderimin e dyshes: Roza Lati dhe Xhesika Muçaj.

Bëhuni gati për të përjetuar një eksperiencë krejt të re televizive që do t'ju mbërthejë para ekranit të RTV Ora, duke filluar nga muaji Mars.


EMISIONET