Qeverisja vendore, Majko projektligj për përfshirjen e diasporës

Qeverisja vendore, Majko projektligj për përfshirjen e diasporës

Përfshirja e diasporës nëstrukturën e qeverisjes vendore. Ky është synimi i projektligjit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, ‘Disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.139/2015  “Për vetëqeverisjen vendore”.

Draft projektligji u diskutua në mbledhjen e radhës së Këshillit Konsultativ, Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Lokale.

Ndërsa përmendi ligjet e miratuara në kohë rekord për diasporën, Ministri Majko tha në fjalën e tij se struktura e re ligjore parashtron nevojën për ndryshime. Në ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore”, sipas Ministrit duhet të bëhen ndryshime dhe shtesa që do të garantojnë trajtimin e shqiptarëve jashtë vendit si pjesëintegrale të bashkësisë shqiptare. Ndër të tjera z. Majko propozon krijimin e zyrave të posaçme për diasporën nëpër Bashkitë e vendit, të cilat do tëshërbejnë si pika komunikimi të përfaqësuesëve të komunitetit jashtë vendit me pushtetin lokal.  Ato do të ofronin informacione dhe ndihmë për çështje të ndryshme lidhur me dokumentacionin, biznesin etj.

Ministri shtoi se problemet e regjistrimit apo tëpashtetësisë duhet të adresohen edhe në nivel lokal dhe prandaj krijimi i një zyre të tillëështë irëndësishëm. Zyra do të shërbente si një urë lidhëse edhe për ata shtetas jashtë vendit që janë të interesuar për investime. 

Anëtarët e Këshillit vlerësuan propozimet e Ministrit Majko, qësiç thanë, përfaqësojnë një frymë të re ndryshimi për komunitetin e rëndësishëm të diasporës.

Palët u dakordësuan që deri ne fund të muajit korrik do të hartojnënjë mendim të përbashkët të bashkive lidhur me draft-projektligjine paraqitur nga Ministri i Shtetit për Diasporën, para se ai të kaloje në qeveri.

EMISIONET