Rritja e numrit të personave të infektuar nga koronavirusi, shtimi i viktimave si dhe shtrirja që kjo epidemi ka marrë në 16 nga 21 rajone që ka e gjithë Italia , ka detyruar qeverinë Conte të zgjasë afatin kohor të masave specilae të aprovuara më 23 shkurt e të piketojë masa të reja shtesë për të gjithë territorin kombëtar.

Qeveria italiane ka aprovuar në mbrëmjen e së dielës më 1 mars 2020, një draft ligjior  të ri me noramtiva që plotësojnë ligjin special  mbi koronavirusin e aprovuar pak ditë më parë nga ekzekutvi Conte.

Ky draft ligjor zgjat afatin kohor të masave të ndërmarra në rajone të ndryshme italiane për përballimin dhe menaxhimin sa më mirë të epidemisë së koronavirusit.

Qeveria Conte ka vendosur që në 11 komunat me numrin më të madh të pesonave të prkeur nga kjo epidemi në Bertonico; Casalpusterlengo; Castelgerundo; Castiglione D'Adda; Codogno; Fombio; Maleo; San Fiorano; Somaglia; Terranova dei Passerini; Vo' Euganeo shkollat e të gjitha niveleve të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura si dhe të mos lejohen të gjitha aktivitetet e formimit sportiv e artistik.

 Të mbyllura do të vazhdojnë të qëndrojnë të gjitha zyrat e administratës publike si dhe qëndrat e shërbimeve publike, kulturore e muzetë. Do të vazhdojë të mos lejohet hyrja e dalja e banorëve nga kufijtë e këtyre komuanve si dhe do të vijojë pezullimi i transportit publik, hekurudhor i personave dhe mallrave. Qëndrat tregtare, bizneset, qëndrat e punës do të jenë përsëri të mbyllura me përjashtim të atyre për nevojat jetike të banorëve.

Gjtiahshtu qeveria Conte ka vendosur të mbajë të mbyllura deri më datë 8 mars 2020 shkollat e të gjitha niveleve në territoret e rajoneve Emilia Romagna, Lombardia e Veneto e në provincat e Pesaro, Urbino e  Savona.

Në këto zona ndalohet zhvillimi i çdo aktiviteti sportiv me përjashtim kur zhvillohet me dyer të mbyllura dhe  ndalohen të gjitha manivestimet sportive, kulturore e fetare si dhe eventet artistike deri më datë 8 mars 2020.

Ndërsa në nivel kombëtar qeveria italiane në draftin ligjor të sapo aprovuar, ka vendosur pezullimin deri më 15 mars të të gjitha udhëtimeve shkollore, ekskursioneve didaktike e eksperinecave të binjakëzimit mes shkollave. Deri më 15 mars gjithashtu është vendosur çertifikata e detyrueshme mjekësore për cilindo që ka munguar në frekuentimin e aktivitetit shkollor të çdo niveli.

Kushdo që ka hyrë në Itali nga dita e 14 para publikimit të këtij dekreti e ka udhëtuar e ka qëndruar në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi, është i detyruar të informojë mjekun e familjes e të ndjekë protokollin e përcaktuar nga Ministria e Shëndetit.

Deri më sot numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itala ka arritur në 1,577 dh numri i viktimave është 34.

/Ora News.tv/