Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama që krijoi furtunë në qeveri, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për 7 shkarkime nga kabineti i qeverisë Rama, dhe 4 emërime të reja.

Nga dekretet që janë publikuar në faqen zyrtare të presidencës deri në orën 13:15 vihet re se nuk është firmosur shkarkimi për Ditmir Bushatin. Burime nga Ora News bëjnë me dije se ai ka kërkuar kohe. Nderkohe që në faqen e presidencës deri tani nuk kanë dalë dekretet për 5 emërime të propozuara nga kryeministri Rama.  

Mbetet i paqartë fakti nëse Presidenti Meta dekretet për ministrat e rinj i ka lënë për një moment të dytë apo po shqyrton në detaje kriteret kushtetuese.

Janë firmosur dekretet për shkarkimin e

1-Lindita Nikollës, 
2-Damian Gjiknuri, 
3-Arben Ahmetaj, 
4-Senida Mesi, 
5-Niko Peleshit, 
6-Mirela Kumbaro dhe 
7-Sonila Qatos.

Nuk u firmos

Nuk ka dekretuar shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ka firmosur deri tani dekretet per emerimet:

1-Erjon Braçe,
2-Eduard Shalsi,
3-Blendi Çuçi,
4-Erisa Spiropali

Ndërkohë deri në orën 12:50, nuk janë dekretuar ende emërimet e:

1-Besa Shahinit
2-Gent Cakës
3- Anila Denajt
4- Elva Margaritit
5- Belinda Ballukut

Kërkesa nga kryeministri u dërgua mbrëmë

Burime nga Ora News bëjnë me dije se qeveria ka dorëzuar mbrëmë në presidencë kërkesën për dekretimin e ministrave të rinj.

Ministrat e rinj u propozuan në 28 dhjetor në Asamblenë Kombëtare të partisë Socialiste dhe presidenti ka 7 ditë kohë ligjore për ti dekretuar.

Shtatë ministrat e rinj të qeverisë "Rama 2" vijnë kryesisht nga administrata shtetërore ndërkohë që Erjon Braçe do emërohet zv/kryeministër në vend të Senida Mesit. Ndërkohë dy ministra janë nga Kosova. 

Në konferencën e fundvitit Rama shprehu bindjen se Meta nuk do krijonte pengesa për dekretimin e tyre.

Pritet që më 21 janar kur të rinisë parlamenti, ministrat të votohen dhe të marrin zyrtarisht detyrën.


 Ja ministrat e rinj

Besa Shahini do të jetë ministrja e Arsimit. Pjesë e kabinetit do të jenë dy shqiptare të Kosovës, Besa Shahini dhe Genti Cakaj.

Shahini u emërua zëvendës ministre në vitin 2017. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet. 

 Ndërsa Genti Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm. Ish-zëvendës ministri i këtij dikasteri ka mbuluar çështjet e integrimit europian të vendit, ndërsa merr detyrën në një moment të rëndësishëm diplomatik.

Financat do t'i besohen Anila Denajt, që më parë ka mbajtur postin e drejtores së Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Më herët ajo ka qenë anëtare e bordit të AKEP.

Një tjetër ministri që pësoi rrokadë është edhe ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës. Ky dikaster do të udhëhiqet nga Belinda Balluku, drejtorja aktuale e Albkontrollit.

Ministrinë e Kulturës do ta drejtojë Elva Margariti, me profesion arkitekte. Margariti ka studiuar në Firence të Italisë, ndërsa me kthimin në Shqipëri ka mbajtur edhe detyrën e Këshilltares pranë Kryeministrit Edi Rama.

Më herët ajo ka qenë koordinatorja Kombëtare e Programit "100 Fshatra".

Eduard Shalsi pason në detyrë Sonila Qaton në ministrinë për Sipërmarrjen, Deputet aktiv, dhe aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Shalsi ka detyrën e vështirë për të përmirësuar qasjen e sipërmarrjes me shtetin.

Ndërkohë, timonin e ministrisë së Bujqësisë do ta marrë Bledi Çuçi. Ky i fundit është bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në ndarjen administrative-territoriale.

Elisa Spiropali, rikthehet në post të rëndësishëm. Për më pak se dy viteve ajo ka mbajtur postin e Drejtores së Përgjithshme të Doganave, dhe është emëruar ministre për marrëdhëniet me parlamentin.





/Ora News.tv/