Qafoku zbulon pse dipolmacia amerikane nuk e mbështet opozitën

Qafoku zbulon pse dipolmacia amerikane nuk e mbështet opozitën

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora deklaroi se diplomacia amerikane nuk e do destabilitetin në Shqipëri, nuk i do përplasjet civile prandaj nuk e mbështet daljen e opozitës nga Kuvendi.

Pjesë nga biseda në studio: 

Qafoku: Qëndrimi amerikan ka qenë boshti i asaj çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Të gjitha situatat e paparashikueshme që kanë ndodhur në këto 29 vjet, pak a shumë politika shqiptare ka ndjekur tendencën e qëndrimit amerikan. Ne kemi dy deklarata të kohëve të fundit. Të Palmer dhe zëvendës ambasadores amerikane dhe të dy janë të konvergjuar në një pikë që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe nxisim kandidatët dhe këdo që të regjistrohet. Nuk e di se çfarë duhet të bënte PD, por di që PD pavarësisht aksionit radikal që ka ndërmarrë nuk ka arritur që të marri mbështetjen e diplomacisë amerikane.

Koçiu: Asnjëherë nuk është mbështetur bojkoti.

Hila: Mendon se amerikanët vetë nuk duan të krijojnë një precedent, i cili nëpërmjet daljes nga parlamenti e kondicionon zgjedhjen.

Qafoku: Unë di që diplomacia amerikane nuk do mungesë destabiliteti në Shqipëri. Përplasjet civile nuk i pranojnë ata.


EMISIONET